Flash News

KRYESORE

Jaden Smith gay? Deklarata publike e këngëtarit dhe fansat që nuk e kuptojnë është shaka apo e vërtetë

Jaden Smith është  djali i Will Smith dhe ish-i dashuri i Kylie Jenner. Ai është një nga të rinjtë që po rritet si artist dhe është më shumë i famshëm në Amerikë. Por ai ka shkuar fansat me deklaratën e tij publike për reperin Tyler The Creator. Jaden ndaloi performancën e tij në Camp Flog Gnaw Carnival  dhe i shprehu publikisht dashurinë reperit, duke i habitur të gjithë. “Tyler The Creator është miku më i mirë në botë dhe unë e dua shumë atë. Dhe dua t’ju them diçka djema… Tyler nuk dëshiron ta thotë, por ai është i dashuri im. Është e vërtetë”, u tha Smith fansave në skenë. Në atë moment kamera u drejtua në anën e skenës për të treguar Tyler-in, i cili mohoi deklaratën duke lëvizur gishtin tregues, ndërsa fansat brohorisnin. Por Jaden hyri në Twitter menjëherë pas kësaj deklarate dhe bëri një postim ku shkruante:

“Po @tylerthecreator unë u thashë të gjithëve, nuk mund ta mohosh tani”.

Tyler u përgjigj në Twitter: “hahaha ti je një njeri i çmendur”.

Të fundit