Flash News

KRYESORE

Jahti me drogë nga Shqipëria, italiani jep detaje: Do të paguhesha 50 mijë euro për transportin

Jahti me drogë nga Shqipëria, italiani jep detaje: Do të

Ditën e djeshme policia greke arrestoi një shtetas italian dhe një shtetas shqiptartë cilët po transportonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Dy të arrestuarve iu sekuestruan 1.8 tonëve kanabis. Shtetasi italian ka folur përpara hetuesve grek duke hedhur më shumë dritë mbi këtë rrugë trafiku të lëndëve narkotike. Kapiteni i mjetit lundrues tha se jahti është dhënë me qira nga një mjek italian, por nuk ka paraqitur asnjë dokument për të vërtetuar këtë alibi.

Ndërkohë, ai pranoi para hetuesve se kishte vetëm rol transportues dhe do të merrte 50 mijë Euro për të dërguar në destinacion sasinë prej 1.8 ton kanabis

Në të kaluarën, italiani i arrestuar ka qenë më parë i dënuar në Itali për grabitje me armë. E megjithatë, identiteti i tij nuk është bërë i ditur për arsye hetimore.

Droga ishte e ndarë në 84 pako me hashash. Për këtë ngjarje u arrestua kapiteni italian i jahtit dhe një shtetas shqiptar, i cili u kap në ishullin Kythira dhe që dyshohet se ka lidhje me trafikun e drogës.

Informacionet paraprake të policisë sipas gazetës greke “Kathimerini”, tregojnë se jahti ishte nisur nga Italia, konkretisht nga Napoli me destinacion Shqipërinë. Nuk dihet se në cilën zonë të bregdetit shqiptar ndaloi jahti, por “Kathimerini” shkruan se u ngarkua me drogë në Shqipëri.

Kështu mendohet se jahti pasi u ngarkua në Shqipëri u nis drejt Egjeut ku dhe më pas u kap nga autoritetet greke. Ndërkohë, burime nga policia shqiptare thonë për tvklan.al se aktualisht po shkëmbehet informacion trepalësh, mes Greqisë, Italisë e Shqipërisë. Të njëjtat burime sqarojnë se jahti me drogë po mbahej nën vëzhgim nga policitë e tre vendeve pas informacioneve që kishin marrë në rrugë operative.

Të fundit