Flash News

KRYESORE

Jahti i braktisur në Shëngjin, ngrihen tre pista hetimi. Reagojnë autoritetet turke

Ende asnjë informacion rreth pronarit të jahtit të braktisur në brigjet e Shëngjinit. Policia ka mësuar se Sezgin Javuz ka qenë i vetëm në jaht, në momentin kur është nisur nga porti i Tivarit.

Sipas News 24,  qe iu referohet burimeve prane grupit hetimor, ekzistojnë dyshime se turku mund të ketë pësuar atak kardiak teksa është hedhur në det për notim apo ndonjë largim i mundshëm i jahtit në momentin kur ai është hedhur për t’u larë.

Por ndër pistat ku po hetohet është dhe ajo e një pengmarrjeje të mundshme, për shkak të pasurisë së Javuz. Grupi hetimor ende nuk disponon detaje nga ngjarja, siç mund të ishin kontaktet e fundit të Sezkin Javuz, jahti i të cilit u gjend në det të hapur dhe u soll në brigjet e  Shëngjinit nga peshkarexhat.

Autoritetet shqiptare kanë vendosur kontakte me homologët turk, ku sipas informacioneve paraprake, Javuz nuk ka qenë i proceduar ndonjëherë penalisht në këtë shtet.

[caption id="attachment_313532" align="alignnone" width="770"] Foto: Balkan Web[/caption]

Të fundit