Flash News

KRYESORE

‘Jam bërë si ariu i cirkut për kalamajtë’/ Rama batuta me banorët në Lezhë

‘Jam bërë si ariu i cirkut për kalamajtë’/ Rama

Kryeministri Rama ka qenë i pranishëm në Lezhë ku ka takuar disa banorë, banesat e të cilave u prekën nga tërmeti, të akomoduar në një kompleks.

Për të hequr pak mendjen nga situata e rëndë, nuk kanë munguar batutat nga ana e kryeministrit.

Videon me momentet e këtij takimi e ka transmetuar live në Facebook, ku shkruan: Më në fund një buzëqeshje.

"Qetësohuni, pushim dhe gjumë, mos e keni mendjen te tërmeti, do u duket sikur tundet, por nuk është e vërtetë. Kush ka nevojë për ilaçe duhet të regjistrojë emrin dhe ne do të sjellim mjekun. Ju nuk do të fusni dorën në xhep për asgjë. Unë jam bërë si ariu i cirkut për kalamajtë, këta më shikojnë mua sikur shikonim ne kur ishim të vegjël ariun e cirkut", thotë Rama.

Të fundit