Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Jam biznesmen, jo trafikant”, si i justifikonte Artan Habilaj akuzat e PD-së në 2015. Lidhja me Saimir Tahirin
Akuzat e Parisë Demokratike në lidhje me kushëririn e ish-ministrit Saimir Tahiri, si të përfshirë në trafikun e narkotikes kanë nisur që prej vitit 2015.
Pas këtyre denoncimeve, Artan Habilaj, njëri prej të akuzuarve në një intervistë për “News 24” ka deklaruar se ata merren me biznes dhe jo me trafik narkotike. Kurse për sa i përket lidhjeve farefisnore me ish-ministrin Tahiri, Habilaj deklaron se janë kushërinj të largët dhe se makinën e tij e ka përdorur sepse ka pasur të atin sëmurë dhe e çoi për vizitë në qytetin e Janinës.
Policia financiare e qytetit të Katanias në rajonin e Siçilisë ka shkatërruar ditën e sotme një bandë italo-shqiptare me aktivitet kriminal në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike e trafikimin e armëve. Hetimet e operacionit të policisë italiane i koduar “Rosa dei Venti”, të nisura në maj të 2015 kanë zbuluar e sekuestruar trafikimin e mbi 3500 kg marijuanë nga brigjet shqiptare drejt Italisë me një vlerë përfitimi mbi 20 milionë euro. Mes tw arrestuarve ishin tre shqiptarë, njëri prej tyre anëtarë i familjes Habilaj, Moisi Habilaj.
Intervista e plotë me Artan Habilja, 2015:
Artan Habilaj është një prej njerëzve më të akuzuar nga ana e opozitës si njeriu pranë ministrit, dhe sipas tyre ka lidhje me trafikun e drogës në qytetin e Vlorës. Sipas opozitës ai disponon automjetin e ministrit Tahiri me të cilin sipas akuzave të fundit janë kryer trafiqe. Në qendër të akuzave ka qenë automjeti tip Audi, i cili ka qenë në qendër ë akuzave edhe nga Zagani. Cila është përgjigjja juaj për këto akuza?
Në asnjë rast nuk është kapur as me drogë as në kundravajtje me ligjin. Është ndaluar si çdo qytetar i republikës së Shqipërisë për kontrolle, si në të gjitha rastet, e më pas ka vazhduar normalisht. Nuk ka pasur asnjë rëndësi nëse makina është e ministrit apo e kujtdo qoftë.
Kjo makinë është përfolur se ka dalë shpesh jashtë shtetit, e kryesisht drejt shtetit grek. Këto lëvizje të shpeshta, pse kanë ndezur akuzat e opozitës për trafik droge?
Unë kam dokumentacionin që vërteton se babain e kam çuar në qytetin e Janinës edhe tre herë në muaj për arsye shëndetësore. Dhe për këtë kam fakte. Dhe absolutisht nuk bëhet fjalë për drogë. Kushëriri i Tahirit: Ja e vërteta me makinën e ministrit.
Kur e keni marrë makinën e ministrit?
E kam marrë në 2013, në tetor.
Pasi e keni marrë makinën, pse nuk e keni kaluar në emrin tuaj?
Me sa di, z.Saimir Tahiri ka pasur një problem me fëmijët e Berishës, dhe është bllokuar nga Përmbarimi për të mos kaluar në pronësi të tjetrit.
Po sa i takon akuzave që kjo makinë është përdorur prapë nga z. Tahiri?
Po është e vërtetë, z. Tahiri e ka marrë njëherë këtë makinë për arsye familjare për të dalë jashtë vendit, por nuk e di ku. E ka kërkuar njëherë dhe e ka marrë, por kjo për arsye se s’ka pasur makinën e tij.
Cila është lidhja fisnore që ju keni me ministrin Tahiri?
E kam kushëri të largët, në shkallën e gjashtë është pak. Gjyshja ime me stërgjyshen e zotërisë në fjalë, kushërinj të largët.
A keni pasur njohje me Zaganin, ndonjë njohje, apo kontakte ju apo ndonjë nga vëllezërit tuaj?
Unë nuk kam pasur absolutisht kontakte me z. Zagani, thjesht në një moment të caktuar në Durrës më është bllokuar një shumë lekësh, dhe që atëherë më është vënë në ndjekje. Më është vënë nga pas për të vënë gjobë.
Gjobë në çfarë kuptimi?
Në kuptimin që unë ti thosha Zaganit, mos më ndiq nga pas, mos më ngacmo, thjesht për të më vënë presion. Zagani ka qenë në kohën e tij, në Vlorë, ka qenë mbreti i Portit, nuk mund ti fliste asnjë njeri. Zagani më ka penguar gjithë biznesin.
Meqë dolët tek tema e lekëve, ju është bllokuar një sasi, 86 mijë euro. Këto lekë a i keni pasur të justifikuara?
Këto lekë janë bllokuar me të vërtetë nga dogana e Durrësit, dhe nga policia e Durrësit në vitin 2012, dhe në bazë të verifikimeve që janë bërë, lekët kanë dalë pas 1 muaj a 2 muaj janë zhbllokuar. Prokurori ka qenë Edmond Kaloshin në bazë të verifikimit që më ka bërë të biznesit…
Ju çfarë biznesi keni?
Të frutaperimeve, import eksport, Itali, Greqi të gjithë Evropën, kam 15 vjet me këtë biznes. Ky është urdhri i Edmond Kaloshit, t’ia çoj opozitës këto që të mësojë për shifrën që më është bllokuar, dhe i verifikuar dhe kontrolluar pikë për pikë nga zoti i asaj kohe, nga ish nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z.Agron Kulici.
Pra këto lekë janë verifikuar atë kohë?
Po janë verifikuar, dhe i kanë verifikuar 2 muaj e gjysmë, sa kanë verifikuar deri në Itali për gjërat e mia…
Pse nuk janë deklaruar nga personi të cilit iu kapën?
Nuk e di, unë i kisha thënë personit të cilit iu kapën, të depononte lekët, puna e tij pse nuk e bëri, dhe ai u dënua me 2 milionë lekë të vjetra gjobë për mosdeklarim.
Ka qenë vetë z.Kulicaj që ka firmosuar ndryshimin e shumës?
Të të gjitha lekëve, të pasurisë sime, të të gjitha lekëve, ai z.Kulicaj.
Sa i takon pjesës së lekëve, destinacioni i tyre kush ishte?
Destinacioni i tyre ishte Italia, për blerje malli në Itali, për blerje për biznesin që kam. Në akuza flitej për pjesë të kundraligjshme…
I ke me fakte me letra të gjitha, që çdo gjë është verifikuar në kohën e opozitës Ju etiketoheni si kontingjent në qytetin e Vlorës dhe etiketoheni dhe për një pengmarrje. Sa i vërtetë është ky informacion?
Në asnjë mënyrë nuk kam marrë peng askënd.
Si qëndron e vërteta se ju u akuzuat për këtë lloj akuze?
Kemi qenë fis në kohën e opozitës, kur drejtor ka qenë Artan Cuku dhe na kanë akuzuar për një pengmarrje, por e vërtetojmë me një shkresë të prokurorisë se kemi qenë dhe në një proces gjyqësor. Dhe në shkresën e prokurorisë nuk bëhej fjalë për pengmarrje as të kemi marrë peng njeri. Ky është drejtuesi i prokurorisë, Kristaq Beluli dhe Xhemal Saliaj që ka pushuar çështjen.
Pra kjo lloj akuze ka rënë?
Unë flas me letër, me fakte dhe jo si opozita. Këto janë fakte.
Po si ka ndodhur kjo çështje?
Thjesht ky personi, më ka pasur X lekë borxh dhe me akt noterie dhe nuk mi solli dhe më thoshte ti kam dhënë. Dhe në bazë të verifikimeve që ka bërë prokuroria u verifikua se zotëria më ka lekët që nuk mi ka dhënë akoma.
Duke qenë makina në qendër të vëmendjes, flitet për një person me inicialet A.D. ose Ard Dalipi. E njihni ju, cila është lidhja juaj me këtë person?
Absolutisht në asnjë rast nuk e njoh dhe nuk kam të bëj fare me të.
Pra ky person për të cilin përflitet nuk ka hipur asnjëherë në makinën tuaj tip “Audi”?
Tani unë them që nuk e njoh këtë person, dhe si mund të them që ky person ka hipur në makinën time?
Një prej akuzave të fundit që janë bërë nga ana e opozitës, janë ato për shefin e Postës Kufitare në Himarë? Keni pasur apo jo në lidhje me trafikun e drogës, duke qenë se akuzat janë dhe është lidhje kriminale?
Po është e vërtetë që opozita, ditët e fundit, domethënë para dy ditësh ka nxjerrë një foto të tij me vëllain tim. Tani që opozita sheh ëndrra me baronë droge, nuk është faj i askujt. Ky në fotografi, shefi i Postës Kufitare, z Sokol ka qenë në një festë me miq të mitë dhe janë ulur për të ngrënë diçka dhe në foto po ta shohësh nuk ka ndonjë kontigjent, madje aty ka dhe nja dy këngëtarë, dhe në gjithë tavolinën nuk ka asnjë kontingjent kriminal. Ajo ka qenë një festë fetare dhe këtë ta shohë opozita dhe ta verifikojë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38