Flash News

KRYESORE

‘Jam detyruar të duroj tonet e larta mashkullore’, Hajdari pas mbledhjes: Maxhoranca na dha garanci për listat, e gatshme të bashkëpunoj edhe me PD

‘Jam detyruar të duroj tonet e larta mashkullore’, Hajdari pas

Ka përfunduar pas 3 orësh mbledhja e Këshillit Politik për ndryshimet Kushtetuese. Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, deputetja Rudina Hajdari tha se maxhoranca ka dhënë garancinë se do të mbështesë deri në 100 përqind hapjen e listave dhe shtoi se është gati të bashkëpunojë edhe me PD.

Ajo u shpreh se ka duruar tonet e larta mashkullore me qëllim që zgjedhjet e ardhshme të jenë demokratike.

“Ju duhet ta dini mirë se gjatë këtij procesi edhe pse ka patur tone mashkullore i kam duruar me një qëllim për zgjedhjet e ardhshme. Në këtë mbledhje ne morën garancinë që listat të hapen 100 përqind. Kjo garnci na u dha sot.

Në datën 30 korrik jam e gatshme të bashkëpunioj me PD për hapjen e listave de cdo parim tjetër që garanton zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Çdo standard që garanton këtë të drejtë, me një standard për zgjedhje të lira e të ndershme. 

Ajo që vërtet mendoj është se hapja e listave 100 % do ndryshojë skenën politike e të ardhmen e shqiptarëve. Ata që refuzuan listat e hapura do paguajnë shtrenjtë. Në 30 korrik do shkojmë drejt një hapi garantues, që ja kemi borxh njerëzve që u është mbajtur peng e ardhmja”, tha Hajdari.

Të fundit