Flash News

KRYESORE

“Jam e gatshme të përvesh mëngët”, Yuri Kim flet për 6 muaj qëndrimi në Shqipëri dhe jep mesazhin e rëndësishëm

“Jam e gatshme të përvesh mëngët”, Yuri Kim flet

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përshëndetur nismën vullnetare për pastrimin e mjedisit, 'Smile Albania', sidomos gjatë periudhës së sezonit turistik.

Kim ka treguar se në 6 muajt e saj të qëndrimit në Shqipëri, është ndeshur me bukuritë natyrore të vendit tonë, e cila thotë se mezi pret të bëhet një “thesar më i ndritshëm”. Po ashtu, Kim përcjell mesazhin se mbrojtja e mjedisit nis me pastrimin e tij.

"Pres me kënaqësi të përveshim mëngët me ju me ju që doni të pastroni Shqipërinë”, u shpreh ambasadorja, e cila mbante po ashtu veshur bluzën me mbishkrim emrin e projektit, që parashikon mbrojtjen vullnetare të mjedisit.

“Jam e lumtur  që ju jeni vullnetarët e parë që mikprerin turistët në Shqipëri. Ky vit është paksa ndryshe për shkak të coronavirusit, por jam e kënaqur si i keni bërë përshtatjen ne bazë të situatës.

Në vend që të gjeni mënyrë për të mos e vijuar projektin, keni gjetur një mënyrë tjetër tejet të mirë për ta vijuar atë.

Unë kam në Shqipëri 6 muaj dhe kam patur mundësinë të vizitoj shumë zona të bukura, si Berati, Sarandën, Vlorë, Krujë, dua të dëshmoj bukuritë natyrore të Shqipërisë.

Është një thesar jo vetë për Shqipërinë , por edhe për botën mezi pres të bëhet një thesar më i ndritshëm. Mbrojtja e mjedisit nis me pastrimin e tij.

Nëse unë mbledh mbetjet e mia është një veprim që tregon përgjegjshmëri nga unë, por nëse merrem me mbledhjen e mbeturinave nga të tjerët, atëherë ky është një veprim që tregon inteligjencë.

Mund të jeni në dijeni që SHBA ka dhënë 1.8 mln dollarë që ka ndihmuar industrinë e turizmit. Do jem krenare që të sigurohem që SHBA të qëndrojë krah jush. Pres me kënaqësi të përveshim mëngët me ju me ju që doni të pastroni Shqipërinë”, u shpreh Kim.

Të fundit