Flash News

KRYESORE

“Jam gati të shërbejë vullnetar 10 ditë”, flet pacienti me koronavirus: Më shumë frikë që vjen nga lajmet

“Jam gati të shërbejë vullnetar 10 ditë”, flet

Pacienti që është duke u shëruar nga koronavirusi, i cili ndodhet në Spitalin Infektiv, foli për emisionin “Arena” në Ora News, duke treguar përvojën e tij. Babai i 28-vjeçarit, që cilësohet si “pacienti zero”, u shpreh se përvojën që kaloi nuk ja “uron askujt”. Ai tha se “përjetimi ishte më i frikshëm sesa realiteti”.

“Të them të drejtën, e përjetova një provë që nuk ja uroj askujt kurrë. Ju them me bindje që përjetimi është më i frikshëm sesa realiteti. Më shumë është frikë, ankth që vjen nga lajmet, nga mediat. Unë e quaj grip normal.Terapia ka qenë që ne merrnim një herë në 12 orë ilaҫe. Ushqimin na binin tek krevati, dhe na kanë shërbyer shum mirë, për mua janë heronj personeli mjekësor”, tha pacienti me inicialet V.K.

Ai tregoi ndërkohë se ndodhej në të njëjtën dhomë me të birin, gjithashtu me koronavirus. Edhe djali është mirë, deklaroi i ati, ndërkohë ai ngriti dyshime se “djali nuk është infektuar në Itali”.  “Unë fillimisht para se të vinte djali kam pasur shenja, nuk e ka sjellur djali, nuk e di ku e kam marrë në Shqipëri. Djali ka ardhur shum mirë nga Italia, ai ka qëndruar me të afërm në Itali, dhe asnjëri nuk është me koronavirus, ka hipur në Firence dhe ka ardhur në Tiranë me datë 25. Nuk ka ndaluar fare. Mirëpo unë, dy ditë para tij kam pasur dhimbje koke dhe temperaturë, marrje mendsh, shtrëgim gjoksi, pastaj e ka kapur edhe djalin. Shkuam tek Spitali Amerikan për tu vizituar, dhe kishte një mjek, bëmë analizat dhe na rekomanduan infektivin për të bërë testin. Ne u treguam të sinqetë dhe morën nga telefoni 127”.

Duke folur për situatën, zotëri tregon se është fati të shërbejë vullnetarisht për dhjetë ditë në spitalin infektiv në shërbim të qytetarëve. “Do të zbatoj të gjitha këshillat e mjekut dhe në rast se ka nevojë spitali, instruktimin e kam bërë dhe mund të vi 10 ditë të punoj vullnetar këtu në shërbim të njerëzve”, u shpreh ai.

 

Të fundit