Flash News

KRYESORE

“Jam gati të shkoj në zgjedhje me Edi Ramën”, Kryemadhi reagon pas deklaratës së ish-deputetit të LSI

“Jam gati të shkoj në zgjedhje me Edi Ramën”,

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI ka firmosur, ashtu si pjesa tjetër e partive opozitare, marrëveshjen për një koalicion të përbashkët opozitar.

Kryemadhi, e shoqëruar nga Petrit Vasili, Luan Rama, Kejdi Mehmetaj e ka konsideruar si flamurin e shpresës për shqiptarët këtë marrëveshje koalicioni të drejtuar nga PD.

“Kjo marrëveshje vjen si rezultat i axhendës opozitare e mirëorganizuar prej një viti ku e cila sot përfundon me nënshkrimin e një koalicioni opozitar përballë një shtetit të kapur nga krimi i organizuar.

Kjo kërkon zgjedhje të lira, se votime ka bërë edhe Enver Hoxha, por nuk ka patur zgjedhje, ku shqiptarët të zgjedhin atë që duan t’i drejtojë.

Sa i përket aksionit opozitar, kjo marrëveshje është flamuri i shpresës për shqiptarët që duan të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri.

Jemi anëtarë të BE jo institucionalisht, por Shqipëria është vendi që e ka vendosur Zoti në mes të BE, ndaj cdo përpjekje e Ramës për ta mbajtur vendin larg BE është e dështuar. Largimi i tij afron procesin e bashkimit të vendit në BE “, tha Kryemadhi.

E pyetur lidhur me deklaratën e ish deputetit të LSI, Përparim Spahiu se është gati të hyjë në zgjedhje që këtë të diel edhe me Ramën kryeministër, Kryemadhi tha: “Nuk ka tërheqje, nuk është problemi Rama si individ, por fenomeni. Po flasim për Ramën që është telekomanda e krimit të organizuar, e ka kthyer vendin si kështjellën mbrojtëse të grupeve kriminale”.

Të fundit