Flash News

KRYESORE

“Jam gati të vdes për Partinë Demokratike”, protestuesi lihet në burg nga Gjykata

“Jam gati të vdes për Partinë Demokratike”,

“Jam gati të vdes për Partinë Demokratike”, kështu u shpreh një prej tre protestuesve që u la sot në burg nga gjykata, pasi akuzohet se ka kryer akte dhune gjatë protestës së 13 prillit në Tiranë. Armando Geca, Edmond Bushi dhe Eneid Gjata mohuan se janë përfshirë në akte dhune dhe avokatët e tyre paraqitën prova që e vërtetojnë këtë pretendim, gjithsesi, trupi gjykues ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Por pavarësisht se do u bashkohen në qeli shtatë qytetarëve të arrestuar në protestat e mëparshme, ata theksuan sot se janë të gatshëm të marrin sërish pjesë në protestat e opozitës, sapo të lirohen nga burgu.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi e konsideroi një situatë të paprecedentë arrestimet e protestueve, duke akuzuar prokurorinë se është kthyer në vegël të kryeministrit Edi Rama. Ai i konsideroi të burgosur politikë të gjithë protestuesit që mbahen në qeli.

Të fundit