Flash News

KRYESORE

“Jam i shqetësuar. Ti nuk më dëgjon asnjëherë”, The Guardian zbardh bisedën e Macron me Princin Mohammed

“Jam i shqetësuar. Ti nuk më dëgjon

Në Argjentinë po zhvillohet samiti i G20-ës, ku marrin pjesë liderët e shteteve më të fuqishme të botës. Mediat janë fokuar edhe në takimet që liderët zhvillojnë me njëri-tjetrin në korridore dhe sallat e konferencave.

Një prej këtyre takimeve që ka ngjallur kureshtje ishte biseda që presidenti francez, Emmanuel Macron zhvilloi me princin e Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman. Nga një video e xhiruar, The Guardian ka arritur të zbardhë shkurtimisht bisedën e Macron me bin Salman.

bin Salman: Mos u shqetëso.

Macron: Shqetësohem. Jam i shqetësuar.

bin Salman: Po...

Macron: Të thashë.

bin Salman: Po, ke të drejtë.

Macron: Të thashë.

bin Salman: Po, më the. Faleminderit shumë.

Macron: Ti e di për çfarë e kam fjalën.

Macron: Ti nuk më dëgjon asnjëherë.

bin Salman: Jo, të dëgjoj sigurisht.

Macron: Sepse të thashë. Ishte më e rëndësishme për ty.

---

Macron: Dua të jem i sigurtë që ti e di.

bin Salman: Është në rregull. Mund ta përballoj.

---

Macron: Jam burrë i fjalës.

Princi Salman është vënë nën akuzë për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, si dhe për krimet e luftës që po ndodhin në Jemen, shtet fqinj me Arabinë Saudite.

Të fundit