Flash News

KRYESORE

‘Jam i zhgënjyer’/ Borchardt flet pas tryezës së OSBE: Propozimi i PD? Ne nuk e qeverisim këtë vend, që të marrim në dorë reformën

‘Jam i zhgënjyer’/ Borchardt flet pas tryezës së
Pas largimi të opozitës nga tryeza e reformës zgjedhore ka reaguar ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt. “Nuk jam i lumtur për situatën që u krijua, është zhgënjyese. Jemi këtu për të dhënë mbështetjen tonë", tha Borchardt, ndersa ne lidhje me propozimin e perfaqesusit te PD, Ivi Kaso, ai shtoi se 'nuk qeverisim ne që të marrim në dorë reformën'. Borchardt shtoi se 'hapin tjetër do ta shohim, pasi opozita duhej të qendronte dhe të dëgjonte.' Ka qenë përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso, i cili është larguar i pari, pasi foli në tryezën gjithëpërfshirëse duke bërë të ditur qëndrimin e opozitës. Më pas ka qenë edhe opozita parlamentare që e ka braktisur tryezën e OSBE-së.  

Më poshtë do të gjeni komentet e ambasadorit Borchardt për mediat, në pushim të konferencës së sotme:  

A jeni i zhgënjyer nga ajo që ndodhi sot në këtë tryezë?

Ambasadori Borchardt: Çfarë do të thotë i zhgënjyer? Jemi në një situatë të vështirë dhe duhet të bëjmë hapa të vegjël.

A jeni i lumtur në përgjithësi?

Ambasadori Borchardt: Sigurisht që nuk jam i lumtur. Njerëzit po humbasin mundësitë që iu ofrohen.

Cilat ishin pritshmëritë tuaja?

Ambasadori Borchardt: Që njerëzit të qëndronin dhe të dëgjonin ç’ishin për të thënë ata që kemi sjellë këtu.

Hapi tjetër?

Ambasadori Borchardt: Do ta shohim.

Si ju duk propozimi i Partisë Demokratike që të jenë ndërkombëtarët që ta marrin në dorë reformën zgjedhore?

Ambasadori Borchardt: Nuk e qeverisim ne këtë vend. Ne nuk jemi këtu të zgjedhur nga ju. Por, ne, sigurisht, e mbështesim vendin.

Të fundit