Flash News

KRYESORE

"Jam me një politikan, një biznesmen, jam imorale"; Albëria tregon për fjalët që ka dëgjuar për veten

"Jam me një politikan, një biznesmen, jam imorale";

E ftuar në "E Diell",  këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka treguar shumëçka për jetën e saj, karrierën dhe muzikën.

Ndër të tjera, këngëtarja foli dhe për fjalët që ka dëgjuar për vetën e saj dhe u shpreh se ky negativitet nuk i bën mirë asnjërit prej nesh.

“Ata njerëz që rrinë dhe komentojnë se kam një politikan, një biznesmen, jam imorale, pse i kam bërë operacionet apo si flas ashtu në TV, duhet të kuptojnë që secili në jetë duhet të bëjë atë që ndjehet mirë dhe të jetë i lumtur me atë që bën. Unë në jetën time s`kam ecur falë krahëve të askujt, përveçse zërit tim që ma ka dhuruar Zoti si diamant dhe që e kam vënë në punë duke mbajtur shumë njerëz. Nuk pushoj kurrë së punuari, jam tërë kohës në udhëtim,"- tha Albëria.

Të fundit