Flash News

KRYESORE

“Jam më socialist se Bushati”, Balla: Në Port do ankorohen anije të tonazhit të lartë

“Jam më socialist se Bushati”, Balla: Në Port do ankorohen

Taulant Balla, veç përgjigjes në parlament i është përgjigjur përsëri Ditmir Bushatit pas kritikave t ëish-ministrit të jashtëm për miratimin e një ndryshimi në kontratën koncesionare të Porto Romanos. Balla u shpreh se ishte më socialist se Bushati, duke thënë se nuk do e votonte marrëveshjen nëse do ishte monopol. Sipas tij, ato që tha Bushati nuk qëndrojnë.

“Në vend se unë të shfrytëzoj këtë bisedë për gjithcka është bërë në betejën kur jemi në luftë me Covid-19 dhe gjithcka është bërë edhe në bashkëpunim me bashkitë, me policinë, me ushtrinë etj, ku shpreh edhe falënderimin ndaj kryeministrit, duhet të harxhojmë edhe ndonjë kapsollë boshe, për një gjë, që të gjithë deputetët marrin informacion për atë që miratohet. Gjithcka që tha kolegu im i vjetër Bushati nuk qëndron. Nuk qëndrojnë këto argumentet e oligarkët, sepse për mua rëndësi mbi të gjitha kanë njerëzit e thjeshtë të vendit tim”, tha Balla.

“Partneriteti publik-privat ka filluar më 2015 e janë për të ulur kostot e shkarkimit në Shqipëri të importeve. Partneriteti bën që në Port të ankorohen anije të tonazhit të lartë. Unë besoj se zoti Bushati nuk ka informacionin e duhur. Pretendoj se jam më socialist se zoti Bushati. Nuk do e votoja nëse kjo marrëveshje koncesionare sjell një monopol. Vendimi ul cmimet për hidro-karburet. Nga ana tjetër, Bushati ka shërbyer si kryediplomat i Shqipërisë, ka vlera, por padituria në këtë cështje ngre balona që i shkojnë për shtat Gridave të PD”, u shpreh Balla në "Real Story".

Të fundit