Flash News

KRYESORE

‘Jam mirë dhe shërbimi nuk përshkruhet me fjalë’/ Manastirliu zbulon bisedën telefonike me të lënduarit nga tërmeti në spitalin e Italisë

‘Jam mirë dhe shërbimi nuk përshkruhet me

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook ka zbuluar bisedën telefonike me disa nga të lënduarit nga tërmetiqë po marrin trajtim të specializuar në Itali.

 “Bisedova me Albertin dhe nënën e Marlinit, dy prej të lënduarit e tërmetit të 26 Nëntorit që po marrin trajtim të specializuar në Itali. Për fat të mirë gjendja e tyre shëndetësore është drejt përmirësimit, me shpresën që brenda Janarit të kthehen shëndosh e mirë në shtëpi 🙏🏻

#TiNukDoJeshKurrëVetëm👐🏼🇦🇱”, shkruan Manastirliu mbi video.

“Përshendetje Albert. Doja të dëgjoja vetë se si je me shëndet. Unë kam marrë vazhdimisht kontakt me drejtorin e spitalit, kam komunikuar me mjekët dhe e di që jeni duke u përmirësuar. Ne po presim të kthehesh nga mesi i janarit”, i tha ministrja Albert Carës një nga të lënduarit e tërmetit të datës 26 nëntor.

“Jam më mirë dhe shërbimi këtu nuk mund të përshkruhet me fjalë”, tha Alberti.

Ndërkohë që i lënduari tjetër Marlin Shkodra e kishte të pamundur të komunikonte pasi akoma është në fazë rehabilitimi, por gjatë komunikimit me nënën e tij Manastirliu tha se po interesohet personalisht për shëndetin e Albertit dhe Marlinit.

“Unë jam intereresuar gjatë gjithë kohës, por sot doja të flisja vetë me Albertin dhe Marlinin për t’i dëgjuar si janë me shëndet, si kanë rekuperuar. Marlini ka qenë më në vështirësi shëndetësore. E rëndësishme është që Marlini do bëhët mirë dhe do të kthehet shpejt”, i tha ministrja nënës së Marlinit.

Ndërsa i lënduari tjetër që u dërgua në Itali, 17 vjeçari Ram Lala është në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Të fundit