Flash News

KRYESORE

“Jam nana, m’trego m’u ti”, fansat akuzojnë regjisorin: Po përfiton nga fama e taksistit

Regjisori i ri, Drilon Hoxha ka publikuar një video së bashku me personazhin e famshëm të shprehjeve: “M’trego mu ti, jam nana”, Avni Kurtin, ku pretendon se të gjitha videot që janë bërë publike kanë qenë të inskenuara prej tij.

Deklaratat e regjisorit nuk janë pritur mirë nga dashamirësit e taksistit Avni Kurti, të cilët e kanë akuzuar Hoxhën së po mundohet të përfitojë nga fama e taksisit, shkruan Politiko.al.

I revoltuar nga këto kritika, Hoxha ka pohuar: “Mua më akuzojnë njerëzit se po përfitoj nga fama e Avniut, por këto skena janë përgatitur prej meje. Nuk e kuptoj pse më ofendojnë njerëzit, pse nuk e kuptuan lojën?! Nuk e kuptoj, ku është problemi”, u shpeh Hoxha në një video-live në “Instagram”, teksa fliste me Avni Kurtin.

Megjithatë, nuk dihet nëse kjo është e vërtetë apo thjesht një mënyrë për të 'mbuluar' të vërtetën, pasi fama e e taksistit kaloi edhe kufijtë e vendit tonë.

“M’trego mu ti, jam nana” zhgënjen fansat; çfarë fshihet pas videove virale

”Jam nana! Hajde mo pi i kafe”, plas gallata në ekipin e njohur spanjoll

Të fundit