Flash News

KRYESORE

“Jam në emër të Dom Gjergj Metës", prifti katolik paraqet situatën në Orosh dhe i drejtohet Vlahutinit

“Jam në emër të Dom Gjergj Metës", prifti katolik

Prifti katolik i fshatit Orosh të Mirditës, në takimin e sotëm në Lezhë me ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj i ka drejtuar disa pyetje këtyre të fundit.

Prifti u shpreh se është i pranishëm në aktivitet me kërkesë të Dom Gjergj Metës, për të paraqitur problemin në shkollën e Orroshit ku s’ka energji elektrike.

“Jam në emër të Dom Gjergj Metës; më urdhëroi të marr pjesë në këtë forum. E shoh dhe nga titulli ‘Siguria Publike’.

Jam prift i Oroshit nga 3 vite e gjysmë. Atje është një shkollë me nxënës të shkëlqyer por sot kjo shkollë s’ka drita akoma. Dhe duke biseduar me fshatarët aty thuhet se një X person nuk i ka lejuar të kalojnë linjën elektrike sepse është toka e tij. Jemi sot në 2018-n dhe kjo shkollë ka rritur gjenerata. A mund të ketë integrim të Shqipërisë kur kemi akoma shkolla pa energji elektrike. A mund të them se për hir të kapriçove rriten gjenerata pa energji, pa ngrohje? A do të ketë barazi mes qyteti dhe fshatit? A janë të barabartë fëmijët e Orroshit përballë ministrisë, a do të ketë drita ndonjëherë? “, iu drejtua prifti zyrtarëve të lartë.

Pyetjes së priftit katolik iu përgjigj drejtori rajonal i arsimit Bardhok Pulaj. “Të garantoj që ajo shkollë brenda javës, nëse ka problematika në kalimin e rrjetit, kjo do rregullohet urgjentisht”, tha drejtori.

Të fundit