Flash News

KRYESORE

'Jam njeri me fat', deputeti fotografohet duke lëvizur me biçikletën rozë dhe flokët vishnje

'Jam njeri me fat', deputeti fotografohet duke lëvizur me

Pas djegies së mandateve nga ana e opozitës publiku u njoh me deputetë që morën vëmendjen edhe për gafa apo surpriza që sollën në Kuvend.

Përfaqësuesi i Partisë “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë”, Selami Jenisheri, i njohur kryesisht për faktin se preferon të luajë me modelin e flokëve, merr herë pas here vëmendje.

Së fundmi, Jenisheri është fotografuar nga fotografi i njohur i politikanëve Agim Rama, duke lëvizur me biçikletën e tij ngjyrë pink, që e ka kombinuar me flokët vishnje.

Rama, ka shpërndarë fotot në adresën e Facebook-ut, ku ka postuar dhe një bisedë që ka zhvilluar me kreun e Partisë së Pensionistëve.

Deputeti 80 vjecar Selami Jenisheri me biciklet femre,tregon se do te votoja me kenaqesi listat e hapura e jo ato qe thote Rama dhe Basha."Une jam i lumture qe arrita te behem deputet ne moshen 78 vjecare. Jam njeri me fat. Zoti me ka dhene energji qe te shetis me biciklet nga Shkodra ne Tirane ne kohe te mire.Kur bie shi udhtoje me autobuz.Takoje miq e shoke dhe me japin kurajo per te qene i forte.Po do me pelqente qe deputetet te zgjidheshin nga populli.Bie fjala Tirana ka 24 njesi.Cdo njesi te perzgjidhte me drejt vote dy veta. Te futen ne gare me njeri-tjetrin dhe kushdo qe fiton te ishte kandidat potencial per forcen e vet politike.Keshtu te beje PS-ja ,PD - ja , LSI etj.Kjo do ishte nje mrekulli e vertet. Si deputeti me i vjeter ne mosh ne Kuvendin e Shqiprise dua te kontriboje sadopak per kete vend.Vi nga rradhet e pensionisteve qe kemi kontribu gjithe jeten per kete vend,por zduhet te na paragjykoni. Aq ditem,kaq beme. E ardhmja u perket te rinjeve. Ata duhet te jene ne Kuvendin e Ardhshem...perfundone biseden deputeti Selami Jenisheri"..Kur e pyetem se mese do merrej pas mbarimit te mandatit? Ai na u pergjigje qe i mjaftonte pensioni qe i dilte 75 mije leke ne muaj. E se do argetohej me njerezit me te dashur te zemres”, shkruan Agim Rama për bisedën me Jenisherin.

Përveç Jenisherit, personazhe të njohur u bënë edhe

Majlinda Halili, fjalimi i së cilës u bë viral jo vetëm për paqartësinë, por edhe për pamundësinë e leximit korrekt të saj.

Të mos harrojmë edhe deputetin Kostaq Papa, i cili kur kujtoi rininë u shpreh se “vajzat pranë meje pinin më shumë uiski dhe pije të mira se sa ujë”.

Të fundit