Flash News

KRYESORE

"Jam optimist, por i shqetësuar", Rama fjalim si kryesues i OSBE në Konferencën Vjetore të Sigurisë: Koha për armëpushim global

"Jam optimist, por i shqetësuar", Rama fjalim si kryesues i OSBE

Kryeministri shqiptar Edi Rama në cilësinë e kryesuesit të OSBE ka mbajtur fjalën e tij në Konferencën Vjetore të Sigurisë 2020, gjatë së cilës u shpreh se organizata ka nevojë për ide të reja, dialog dhe kompromis.

Gjatë deklaratës së tij, Rama u ndal në situatën e krijuar nga COVID-19, konflikti në Ukrainë dhe zona të tjerë, terrorizmi dhe kontrolli i armëve.

“Në raport me COVID-in, kriza na ka goditur të gjithëve”, theksoi Rama teksa shtoi se: “kjo na ka kujtuar dobësitë tona dhe se pavarësisht pozicioneve, situatave e kapaciteteve që kemi ne duhet të reflektojmë për efektet e sigurisë si organizatë.

Kryeministri shqiptarë në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së ka bërë thirrje për armëpushim global, ndërsa shprehet i shqetësuar nga “mungesa e vullnetit të vendeve për tu përmirësuar”.

“OSBE do të punojë për të zgjidhur konfliktet dhe madje duhet një vëmendje e shtuar tek terrorizmi” shprehet Rama, teksa shton se “pavarësisht se që prej 2016 nuk ka më një angazhim nga OSBE në këtë fushë, kërcënimi nuk është zbehur.”

“Përsa i përket konfliktit që vijon që të marrë jetë të pafajshme dhe që po dëmton sidomos gratë dhe fëmijët, po ju bëj jehonë urgjente për një armëpushim global. Koha për të lënë mënjanë armiqësitë. Duhet të veprojmë në frymën e solidaritetit. Mbi të gjitha jemi qenie njerëzore që kanë njerëzimin të përbashkët.

Në shkurt shkova në Ukrainë dhe pashë punën që ka bërë OSBE në terren. Isha optimist. Kam vijuar që të jem optimist, por jam i shqetësuar për përmirësimin. Duhet të shohim parimet e marrëveshjes së Minskut. Duhet të rigjallërojmë diskutimet në formatin e grupit të kontaktit.

Duhet të ngrihen mbi praktikat e palëve të kontaktit. Iu bëj thirrje palëve të marrin përgjegjësitë. Duhet të arrijmë në kohë angazhimet. Armëpushim i plotë dhe gjithpërfshirës. Duhet t’i japim fund viktimave dhe t’i japim drejtim për një zgjidhje të qëndrueshme. Misionit duhet t’i lejohet të bëjë punën e vetë. Unë sinqerisht shpresoj të shoh muajt e ardhshëm në Ukrainë. Të gjithë të përfshirët ta bëjnë të mundur këtë. Kjo nuk është e vetmja konflikt në rajonin tonë. Bashkëkryesuesit e grupit të marrëveshjes së Minskut vijojnë punën e misionit. OSBE mbështet edhe diskutimet ndërkombëtare të Gjenevës për të ulur shkallët e tensionit dhe për të zgjidhur konfliktet. Nuk duhet të humbasim nga sytë humbjet njerëzore dhe viktimat.

OSBE do të vijojë për të zgjidhur konfliktet. OSBE në fakt ka që në 2016 që nuk ka ndërmarrë një angazhim të ri kundër terrorizmit. Kërcënimi nuk është zbehur. Është koha për të ecur përpara!”, ka thënë Rama.

Kryeministri Rama po ashtu iu bëri apel vendeve të organizatës për promovimin e sigurisë, duke kërkuar marrjen e masave për ndjekjen dhe sekuestrimin e të ardhurave nga aktiviteti kriminal.

Duhet të ndjekim të ardhurat nga aktivitetet kriminale, duke i sekuestruar. Vigjilenca jonë duhet shtrirë edhe te siguria kibernetike, sepse me rritjen e ndërlidhjes vjen edhe ndërvarësia. Duhet të rrisim sigurinë kibernetike në gjithë rajonin tonë. Duhet të shohim se ç’hapa mund të hedhim përpara. Inkurajoj shtetet anëtare të vijojnë të mbështesin masa që promovojnë sigurinë.

Konsensusi në këtë organizatë është i paktë, por nuk do të jetë e lehtë të arrijmë në konsensus, nëse ankohemi dhe drejtojmë gishtin te të tjerët. Ne u shërbejmë popujve tanë, ata kanë nevojë për ne. Na duhet dialog i mirëfilltë, bashkëbisedim real i mbështetur te respekti. Nëse do të mund të zbatojmë një qasje më proaktive, jam i sigurt që gjërat mund t’i ndryshojmë dhe përmirësojmë. Ky është një mision jo i lehtë, por i nderuar”, u shpreh kryeministri shqiptar.

Të fundit