Flash News

KRYESORE

“Jam për një teatër të ri”, aktori i Portokallisë tregon pagën dhe qëndrimin për shembjen e godinës së TK

“Unë jam për një skenë ku duhet të luaj dhe të mos mendoj për probleme të tjera teknike”. Kështu është shprehur aktori i njohur i “Portokallisë”, Erdit Asllanaj, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Rreze dielli” në Report Tv.

Duke iu referuar edhe kushteve infrastrukturore të teatrit të Gjirokastrës, vendlindja e tij, aktori tha se nuk bën pjesë në dy kampet ku janë ndarë artistët, por të krijohet mundësia për një godinë të re me të gjitha kushtet e nevojshme, ku aktori të interpretojë pa u shqetësuar për probleme si i ftohti, gardëroba etj..

“Teatri i Gjirokastrës ka një histori dhe identitet, është kthyer edhe publiku tashmë dhe mendoj se duhet vënë dorë. Edhe këtu një teatër i ri është i domosdoshëm. Dua një skenë që të ketë kushtet për të luajtur, të loz e të ndihëm mirë dhe të mos mendoj për të ftohtin e pluhurin”, u shpreh aktori, ndërsa më herët foli edhe për pagën e tij në spektaklin e së dielës në Top Channel.

Mes të qeshurave dhe batutave me dy moderatorët, Erditi nuk tha shifër konkrete, por tha se paguhet shumë mirë edhe për shkak se “Portokallia” është përgjegjësi e madhe.

Të fundit