Flash News

KRYESORE

“Jam pro listave të hapura”, Vasili: Duhet ligji për referendumet, ndryshimi i sistemit nga partitë është kthim pas në 2008-ën

“Jam pro listave të hapura”, Vasili: Duhet ligji për

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, njëherazi dhe përfaqësuesi i kësaj partie në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore është shprehur se sistemi nuk mund të ndryshohet prej partive politike, por prej popullit. Për Neës 24, Vasili ka theksuar se është pro listave të hapura, por sipas tij, Këshilli Politik nuk i ka atributet për të vendosur për një gjë të tillë.

Të jemi transparentë. Këshilli Politik u aktivizua prej situatës së jashtëzakonshme. Sistemi është çështje e hapur prej 2017. Komisioni nuk përmbushi detyrat, u ringrit, u pengua nga mazhoranca. Dhe ishte për një Reformë Zgjedhore për të adresuar çështjet e ODIHR. ODIHR nuk ka asnjë rekomandim për sistemin. Këshilli Politik nuk mund të ndryshojë sistemin. Është pjesë e partive, partitë e ndryshuan në 2008. Na duhet sërish të kthehemi tek populli. Na duhet një ligj për referendumet. Dhe t’i japim shqiptarëve. Unë për vete i dua listat e hapura, por ka disa variante. Qytetarëve duhet t’u jepet mundësia. Ky është qëndrimi parimor, ndryshe do ishte një kthim në 2008”, ka thënë ndër të tjera Vasili, ndërsa shton se palët kanë rënë dakord për disa çështje kryesore në marrëveshjen për Zgjedhore dhe se tashmë mbetet vetëm votimi formal në parlament.

Referuar “kërcënimit” të opozitës parlamentare se  “nuk do të votojnë reformën zgjedhore nëse nuk ndryshohet sistemi në Lista të Hapura”,  Vasili shprehet se: “Në Parlament nuk ka mazhorancë apo opozitë parlamentare por ka vetëm mazhorancë me 120 deputetë”.

”Sigurisht përfundimi i marrëveshjes konturon dakordësitë themelore. Për administrimin zgjedhor ka një qëndrim shterues. Janë çështje të mbyllura. Mbetet përkthimi ligjor. Pjesa më e madhe është bërë. Shpresoj që në mbledhjen e Këshillit Politik, që çështjet e dakordësuara do të jenë për t’u mbyllur me përcaktimet ligjore që janë përfundimtare.

Do të vijohet me 6 grup çështjet e tjera. Ku ka elementë që afektojnë dhe pjesë të tjera të legjislacionit, jo vetëm Kodin Zgjedhor. Do ketë intensitet të lartë. Më pas votimi formal në Kuvend. Këtu mbyllet marrëveshja.

Nuk e vë fare në diskutim çështjen fiton apo nuk fiton. Kanë pasur të bëjnë vetëm me votën e shqiptarëve, voton i lirë apo nën presion, numërohet rregullisht apo tjetër për tjetër, do kemi një 30 qershor të dytë apo jo. Këtyre çështjeve i është vendosur një zgjidhje apo barrikadë.

Plani i Ramës për të numëruar vetë votat, iu vu jë barrikadë të madhe. Ai e ka refuzuar depolitizimin e administratës zgjedhore. Çuditem si gënjeu Rama dje, se nuk është lajm që ai gënjen. Përse gënjeu këtë radhë. Ditën para darkës së marërveshjes iu çua një propozim për administratën zgjedhore, por pa administratën e Edi Ramës.  Rama këtë e refuzoi dhe pranoi që edhe këto zgjedhje të ishim në komisionet ekzistese. Patjetër ai kërkoi këtë. Ne shtuam identifikimin biometrik për mos rënë asnjë gram poshtë garancive. Deduktuam dhe në shpërbërjen e KQZ që shkatërroi zgjedhjet e kaluara. Një refuzues ka qenë, Edi Rama. Edhe projekti që mund të aplikohej që tani depolitizimi, u refuzua se donte ose administratën e tij, o rashë e vdiqa.

Të jemi transparentë. Këshilli Politik u aktivizua prej situatës së jashtëzakonshme. Sistemi është çështje e hapur prej 2017. Komisioni nuk përmbushi detyrat, u ringrit, u pengua nga mazhoranca. Dhe ishte për një Reformë Zgjedhore për të adresuar çështjet e ODIHR. ODIHR nuk ka asnjë rekomandim për sistemin. Këshilli Politik nuk mund të ndryshojë sistemin. Është pjesë e partive, partitë e ndryshuan në 2008. Na duhet sërish të kthehemi tek populli. Na duhet një ligj për referendumet. Dhe t’i japim shqiptarëve. Unë për vete i dua listat e hapura, por ka disa variante. Qytetarëve duhet t’u jepet mundësia. Ky është qëndrimi parimor, ndryshe do ishte një kthim në 2008.

Askush në atë parlament nuk përfaqëson LSI. Qëndrimi ynë është i prerë, i kemi dorëzuar mandatet. Qëllimi politik ka qenë i qartë, kemi qenë në shesh. Sistemi danez është paraqitur, janë dhe 5 propozime për sistemin zgjedhor, kishin si atribute ndryshime të thella kushtetuese por nuk i përkistë Këshillit Politik”, tha Vasili.

Të fundit