Flash News

KRYESORE

“Jam shok ose vëlla me kriminelin”, vettingu në politikë përplas deputetet e PS dhe PD në debatin televiziv

“Jam shok ose vëlla me kriminelin”, vettingu në

Janë përballur për herë të parë dy përfaqësues të PD dhe PS, sa i takon nismës më të re të opozitës së bashkuar, vettingu në politikë.

Dy deputetet Dhurata Çupi e PD, njëherësh edhe pjesë e grupit të dekriminalizimit politik, ka debatuar me deputeten e PS Ermonela Felaj në studion e ‘Top Show’.

Çupi, deklaroi se mazhoranca nuk ka vullnet për të finalizuar nismën e PD-së. “Ne kemi një mazhorancë që pranon pa frikë se jam shok ose vëlla me kriminelin”, tha deputetja demokrate, e cila u kundërshtua nga Felaj duke thënë: “Ju keni një draft që lë për të dëshiruar. Ne kemi institucione që hetojnë politikanët. Ato janë SPAK dhe BKH”.

Pak ditë më parë, opozita depozitoi në Kuvend nismën për ndryshim të kushtetutës dhe që ka si synim shkëputjen e politikës me krimin.

Të fundit