Flash News

KRYESORE

"Jam shumë në stres", prapaskenat e grisjes së fustanit të Soni Malajt para se të performonte në KM

"Jam shumë në stres", prapaskenat e grisjes së fustanit

Soni Malaj është përballur me një moment të sikletshëm para se të dilte dhe të performonte në "Kënga Magjike". Prive ka sjellë disa momente nga prapaskena e festivalit dhe teksa ka dashur të shkëpusë një moment nga Soni, ajo është në siklet pasi i ishte grisur fustani.

Megjithëse gazetari ka tentuar të marrë një përgjigje të shkurtër nga ajo, Soni kishte mendjen tek rrobaqepësi dhe kërkonte zgjidhje për situatën në të cilën ndodhej.

"Më duhet një rrobaqepëse. Më është grisur komplet kjo. Shih mos gjen dikë. Tani nuk e kam mendjen fare sepse unë duhet të dal në skenë ndërkohë që kam komplet fustanin e grisur dhe me thënë të drejtën nuk e kam mendjen fare në këtë intervistë, jam shumë në stres," dëgjohet teksa thotë Soni, e cila edhe në një situatë stresi nuk harron të falënderojë stafin e "Prive".

Këtë pjesë mund ta shihni në minutën 4:17 në videon e mëposhtme.

Të fundit