Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Jam super ****”, reagon vajza që ka ‘pushtuar’ rrjetet sociale: Bravo, arritët të më nxini jetën, por mos u shqetësoni…
Kush është përdorues i rrjeteve sociale dhe ndjekës i faqeve të shumta që publikojnë ‘meme’ dhe video nga më të ndryshmet, nuk mund të mos jenë përballur me imazhin e kësaj vajze që quhet Bora S.
Bora ka rënë viktim i vjedhjes së videos personale dhe pavarësisht se përmbajtja e saj nuk është për t’u përshëndetur, sërish ajo mbetet diçka private dhe jo kushdo mund ta publikojë në internet.
23 vjeçarja ka reaguar pas “pushtimit” të rrjeteve sociale dhe shpërndarjen e videos e ka konsideruar si një veprim dashakeq. Ajo thekson se ata që kanë dashur t’i nxijnë jetën ja kanë arritur, por sqaron se askush të mos shqetësohet sepse nuk ka ndërmend të kryejë vetëvrasje për diçka të tillë.
Reagimi në 'Facebook' i Borës:
Përshëndetje armiq dhe miq
Ju flet superp***.
Në një leksion të Historisë së Psikologjisë që po ndiqja, pedagogia na drejtoi një pyetje, ndër të tjera: “Si mendoni, njëriu lind i mirë, i keq apo neutral?” Përgjigja ime ishte dhe vazhdon të jetë edhe pse disi e lëkundur “I mirë”. Frojdi dhe psikoanalistët (është psikologji po nuk dua t’jua bëj trurin dhallë se boll ju ka trullosur fjala pi** e përdorur në video) mendojnë që njeriu është i keq, shkatërrues në përgjithësi e vetëshkatërrues në veçanti. Ndërsa unë mendoj që njeriu bëhet i keq nga vështirësitë, por me pakëz dashuri mund të arrijë tek e mira. E mira nga ana tjetër është relative, por që mos ta trash më shumë. Lëkundja nisi pak a shumë kështu: Të shtunën mbrëma po shihja një dokumentar për Kurt Cobainin (nëse e njihni kush është sigurisht megjithatë, për të qenë unë sa më e sigurt po ju them qe ka qenë një mashkull, këngëtar, poet superseksi) dhe po mendoja shyqyr zotit qe nuk jam e famshme, jam në rehatinë time dhe nuk më njeh njeri. Kur, jeta, jo jeta me emer, por si koncept, jeta që jetohet domethënë, ma përplasi në fytyrë mbrëmjen tjetër që:Jo jo, nuk je edhe aq rehat sepse dikush, për arsye nga më të ndryshmet ka vjedhur, e theksoj, vjedhur, videon tende dhe ia ka çuar një faqeje ne instagram që quhet Lagjiajonë. Pra, një person që nuk e di kush është, e ka marrë atë video që ishte bërë për tallje, pra, për qejf, për mua dhe miqteëe mi dhe e ka shpërndarë pa leje.
Kështu nisi pra, që nga një "like" i parëndësishëm në Facebook i faqeve tuaja, u bëra sebep talljeje për një kohë shpresoj jo shumë të gjatë. Tallje pa mëshirë; më kishit bërë edhe strabike, edhe buzëpi*** madje disa femra donin të më rrihnin, domethënë do të më rrahin sikur të më shihnin në rrugë gjithësesi. Pra, donit të më turpëronit, sepse unë kisha thënë atë që kisha thënë dhe jua kisha treguar vetëm miqve të mi, ndoshta e kane parë edhe disa nazelinj rrugës po për këtë nuk ju them dot unë sepse ma thatë ju. Jo, në fakt, nuk ma thatë ma bërtitët, e ku di unë se çfarë. Komentet nuk i kam lexuar sepse, sepse.. Vendoseni veten në vendin tim pra, apo jo? Nuk e di çfarë ju inatosi më shumë, fjala e përdorur, apo mendimise unë e mendoj në të vërtetë atë që kam thënë. Nëse e mendoj apo jo kjo nuk është puna juaj, por gjithsesi guxoj të them se dikush me tre pare mend e kupton që ajo video është për të qeshur dhe nuk ka aspak tendencë mendjemadhësia apo eksitimi të ndonjë filan personi njerëzit e mi të afërt e kanë kuptuar sepse për ta ishte videoja, jo për ju o vjedharakë të ngordhur për “lajke”.
Kaq shumë inat, tension, dhunë, neveri keni përbrenda? Nuk ju vë faj dhe mund t'ju kuptojsepse të gjithë jetojmë ku jetojmë dhe kemi probleme, disa më shumë se të tjerët, por njeriu gjithsesi e gjen një mënyrë ta kanalizojë inatin; sheh ndonjë porno, se shyqyr zotit i gjen ku te duash, luan me top, bën seks, delshëtitje, rreh dhe shan atë që e meriton, atë që i ka bërë keq, jo dikë që nuk e njeh aspak. E kështu. Unë nisa të bëja diçka që ta parandaloja pakëz gjithë atë furi dhe t'u shkruaja atyre që e kishin nisur unë nuk doja tamam tamam, por me bindën ata që u mërzitën më shumë se unë. Kur doli videoja tek faqja e parë, i dërgova një mesazh atyre që e drejtojnë faqen që ta hiqnin videon, por atë njeriun e kishte zënë bari dhe më tha që t’i bija shkurt. Sigurisht që nuk u mora më me të dhe e lashë, ju lashë të pushonit, por jo vetëm që s'e bëtë po vazhduat edhe më keq.
Unë në përgjithësi kam urrejtje ndaj njerëzve, mëgjithatë këto dy ditë s’e keni idenë sa më është shtuar. Jeni hipokritë sepse këtej bënisatirë për politikanët që na vjedhin votën e këtej ju bëni të njëjtën gjë, madje më fort, më shpesh, më shpejt e më thellë. Nuk po ju shkruaj që të dukem sikur s'më intereson, madje më intereson shumë dhe më lejoni ta pranoj që më keni futur nëpër disa skuta të errëta që kisha kohë që nuk futesha; skutat e mia kryesisht, por edhe të qindra të tjerëve që jua keni bërë kështu e kush e dise ku kanë përfunduar, se më besoni, njeriu është i aftë të bëjë shumë keq, e sidomos me fjalë edhe atëherë kur mendon se po thotë një gjë të parëndësishme. Po ju e dini vetë këtë apo jo? E keni ndier të keqen edhe ju..
Kjo që keni bërë ju dhe që do të vazhdoni ta bëni quhet cyberbullying dhe është e dënueshme me ligj, megjithatë ç‘më duhet, apo jo? Se ju merrni vesh shumë nga apatia, e nga këto fjalët e tjera të mëdha. Në vijim të asaj që thashë më sipër, dua t’u drejtohem atyre që ngacmohen nëpër shkolla, atyre që dhunohen, fizikisht, emocionalisht nga të gjitha anët: Përqafojeni dhimbjen, vuani, qani, çlirohuni dhe më pas lëshojeni në pikturë, shkrim, muzikë, ndihmë për të tjerët. Çdo njëri i madh e i vogël, e sidomos ai që e ndien veten ndryshe nga të tjerët, i ka kaluar disa momente me dëshirën për t'i dhënë fund këtij udhëtimi që pjesën më të madhe të kohës është i dhimbshëm, por që ne praninë e dashurisë do ta përndrisim dhe do t’i japim iluzionin e së bukurës, për pak kohë. Merreni të keqen që ju lëshojnë të tjerët dhe rrituni, bëhuni më të mirë. Do ketë vuajtje, por të paktën do keni dhënë një kontribut të mirë në botë.
E për ta mbyllur edhe pse jo përfundimisht, dua që të mallkoj me shpirt personin që e ka shpërndarë i/e para videon, sepse nëse e ka patur për qëllim të ma nxijë jetën mua dhe njerëzve të mi të dashur, ia ka arritur. Kudos! Ps: Tani, meqë u bëra e famshme kam edhe nja dy gjëra për të thënë: Hidhini një sy blogut tim të famshëm duke klikuar këtu. Dhe për të gjithë ata/ato që janë shqetësuar për mua dhe që më kanë mbështetur që i dua shumë dhe mos ta çajnë kokën sepse nuk jam në prag të vetëvrasjes. Kështu që mos më pyesni më si jam.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38