Flash News

KRYESORE

“Janë agresivë, mund të na shpien drejt luftës së tretë botërore”, Ministri i Malit të Zi i përgjigjet Trump: Jemi të vegjël, s'mundemi!

“Janë agresivë, mund të na shpien drejt luftës së

Pas deklaratës së Donald Trump për Fox News ditë më parë se, “Malazezet janë njerëz shumë të fortë dhe shumë agresivë; mund të nevrikosen dhe urime! Jemi në Luftën e Tretë Botërore”, ka reaguar Ministri i Jashtëm i Malit të Zi.

Duke ironizuar, Srdan Darmanovici hodhi poshtë pretendimet e Donald Trumpit mbi agresivitetin e qytetarëve të vendit të tij.

“Nuk kemi asnjë qëllim që të nisim Luftën e Tretë Botërore. Jemi shumë të vegjël për ta bërë një gjë të tillë”, tha Srdjan Darmanoviç në një intervistë për CNN.

Mali i Zi iu bashkua aleancës në vitin 2017, në kundërshtim me vullnetin e Rusisë që vazhdon të ruajë marrëdhënie të ngushta me Serbinë fqinje. Qeveria malazeze e akuzon Moskën si orkestruesen e komplotit për grusht shteti që sysnonte pikërisht ta pengonte afrimin e vendit me NATO-n.

Komentet e Trumpit, sipas Darmanoviç, do të priten shumë mirë në kryeqytetin rus.

“Ato janë muzikë për veshët e rusëve,por unë sërish besoj se neni 5 është i fortë si shkëmbi”, u shpreh Ministri i Malit të Zi.

Të fundit