Flash News

KRYESORE

“Janë ca palo analistë”, ministri debat në studio me ekspertin: Mbaj shënim kur flas me shifra

“Janë ca palo analistë”, ministri debat në studio me

Është shoqëruar me debate diskutimi për paketën e dytë ekonomike të prezantuar së fundmi nga kryeministri Edi Rama, mes Eduart Shalsit, ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe ekspertit Besart Kadia.

Të ftuar në 'Open', Kadia hodhi akuza për paketën ekonomike të qeverisë, duke thënë se “Biznesi thotë me ndihmoni që të mos heq punonjës nga puna. Qeveria po thotë po pres, largohen nga puna punonjësit, atëherë fillon ndihmën qeveria”.

Shalësi: E di sa punonjës janë largua nga puna?

“Atë se di as ti”- iu kundërpërgj Kadia.

“Duhet një minimum etike në komunikim. Janë ca palo analistë dhe ekspertë që ta çakordojnë bisedën dhe nuk e orientojnë atë. Janë  40 mijë punonjës të larguar nga puna nga 6300 ndërmarrje. Merr shënim se po të flas me shifra- iu kundërpërgjigj Shalsi.

Të fundit