Flash News

KRYESORE

‘Janë fis kriminelësh, rrijnë me pistoletë’, dëshmia e Xhisiela Malokut në polici: Si më kërcënoi djali i deputetit dhe më dogji me cigare

Xhisiela Maloku, vajza e cila ka denoncuar djalin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, në dëshminë e dhënë në polici, ka treguar kur është dhunuar dhe kërcënuar me armë nga Rexhep Rraja.

“Panorama” ka publikuar procesverbalin e firmosur nga oficeri i Policisë Gjyqësore, Emiljano Nuhu, e cila mban datën 30.07.2018.

Xhisila pohon se ka patur lidhje me djalin e deputetit prej 5 vitesh, por më pas ai e ka ndarë dhe e ka kërkuar sërish.

Ajo ka rrëfyuer një episod të ndodhur në datën 19 korrik ku Rexhep Rraja nën kërcënimin e armës e ka çuar në një hotel, ku e ka dhunuar  ndërsa thotë se e ka djegur edhe me cigare në kofshë.

Xhisiela Maloku ka dëshmuar në polici se e tërhoqi padinë pasi është kërcënuar.

“Unë e tërhoqa sepse shtetasi Rexhep Rraja më kërcënoi se do më vriste, ata janë fis kriminelësh rrinë gjithmonë me pistoletë, unë nuk e kam babain më është vrarë në vitin 1997, jetoj me mamin dhe motrën”, ka thënë Xhisela.

Dëshmia

Pyetje: Çfarë marrëdhënie ke pasur me shtetasin Rexhep Rraja, dhe cilit person i ke shprehur shqetësime lidhur me përndjekjen që ju ka bërë ku shtetas?

Përgjigje: Unë shtetasin Rexhep Rraja e njohur afërsisht në vitin 2012, dhe me të kam krijuar një marrëdhënie dashurie, kjo marrëdhënie ka zgjatur deri në vitin 2017, dua të shpjegoj që gjatë kësaj kohe unë i kap masur shumë mirë marrëdhëniet me disa zënka të vogla verbal por jo me dhunë fizike. Ndarja erdhi me kërkesën time e shtetasit Rexhep Rraja, unë nuk e pranova të ndahesha dhe i kërkova llogari pse po ndahemi, ai nuk më jepte asnjë përgjigje, unë s’po e kërkoja me pastaj filloj ai të më kërkonte. Filloj të më marri në telefon dhe më vinte të më takonte.

Pyetje: Kur të ka goditur për herë të partë shtetasi Rexhep Rrahja dhe në ç’vend.?

Përgjigje: Unë nuk e mbaj mend kur më ka goditur për të parë shtetasi i lartpërmendur, por mbaj mend herën e fundit që ndodhi në datën 19.07.2018. Dua të shpjegoj që në këtë datë më kishte parë në rrugë dhe më mori në telefon, dhe më tha hajde me tako se dua të sqarohemi, unë shkova e takova tek puna e tij në rrugën Fushë KrujëVorë përball Hotel Boci, filloj të ulëriste me fjalë dhe më kapur prej flokësh, më solli një shoqe sms që a do dalim sot në ato moment ky më mori telefonin dhe më theu, duke më thënë me kë do dalësh sot, Dua të them që, këto veprime i bëri kur unë isha në makinë me të përball punës së tij më pas u nis me makinë drejt hotel Boci, unë nuk pranova të shkoj lartë në hotel me të, por me mori duke më bërë presion me anën e pistoletës.

Pyetje: Sa kohë ndejtët në hotel dhe a kryet marrëdhënie seksuale?

Përgjigja: Unë ndejta me të në hotel rreth një orë, gjatë kohës që ndejtëm në hotel më gjuajti e shpulla, me grushta dhe më drejtoi pistoletën. Më dogji me cigare në kofshë dhe më goditi në pjesën e koks me pistoletë. Mua më ra të fikët dhe u përmenda më vonë nuk më kujtohet a bëmë marrëdhënie seksuale, kur u përmenda po më merrte me të mira dhe më pas unë dola më para nga hoteli. Ai shkoi të paguaj lekët tek recepsioni dhe me erdhi poshtë tek makina, ku unë po e prisja duke më përfaqura dhe duke më bere lajka që unë mos të vija në polici për kallëzim. Shqetësimet e mija në lidhje me Rexhepin unë ja kam shprehur shoqeve të mija shtetasve, E.S, S.Z dhe motrës time A. Maloku.

Pyetje: Cila është arsyeja që ju nuk dhatë kallëzim në komisariatin numër 6?

Unë e tërhoqa sepse shtetasi Rexhep Rraja më kërcënoi se do më vriste, ata janë fis kriminelësh rrinë gjithmonë me pistoletë, unë nuk e kam babain më është vrarë në vitin 1997, jetoj me mamin dhe motrën. Nga fillimi i vitit 2018, unë kam shkuar në komisariat e Krujës, kam bërë një deklaratë tek inspektori i zonës shtetasi Sabri Dani, këtë deklaratë e ka firmosur dhe motra ime A. M. tek deklarata kemi shkruar që nuk kemi probleme dhe i kemi sqaruar konfliktet. Aty me doli një person tullac dhe mu prezantua si shefi i madh dhe më tha që ‘ai që të të do të rref’, atë ditë dhe më kishte rrahur shumë Rexhepi, mbaj mend që isha bërë me gjak. Dua të shpjegoj që kallëzimi i radhës është ai i datës 21.07.2018, në komisariatin Nr.3 në Tiranë, këtë radhë nuk kam firmosur deklarata që i kam zgjidhur problemet, por kam kallëzuar për përndjekje shtetasin Rexhep Rraja.

 

 

Të fundit