Flash News

KRYESORE

"Janë horra që lëvizin me thasë me para", Braçe: Opozita po kontakton kriminelë për zgjedhjet e 2021

"Janë horra që lëvizin me thasë me para",

Një ditë pas letrës së ambasadores së ShBA-së Yuri Kim drejtuar krerëve të partive politike, ku iu kërkon t'iu bënin vetting kandidatëve për deputetë, numri 2 i qeverisë Erjon Braçe ka hedhur akuza të forta drejt opozitës.

Zëvendëskryeministri deklaron se presidenti Meta dhe liderët e opozitës, Basha e Kryemadhi po kontaktojnë njerëz të botës së krimit për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2021 dhe sipas Braçes takimet bëhen në publik.

Më tej, Braçe i kërkoi policisë të ndërhyjë për të neutralizuar këta individë të botës së krimit.

"Dje është bërë publike një thirrje e qeverisë së SHBA drejtuar udhëheqësve shqiptarë, përfshirë edhe PS, përmes ambasadores së SHBA, një thirrje shumë e drejtë, por është e pamjaftueshme. Ajo që mua më shqetëson është kontakti në botën e krimit, që mua më shqetëson. Nga njëra anë i dëgjojë të katër, Berishën Bashën, Metën e Kryemadhin që flasin për këtë gjë, por nga ata tjetër po kontaktojnë me ata që janë pjesë e botës së krimit, po kontaktojnë më ata që janë të fortë. Unë se kam pasur nevojën kurrë as kur kam qenë deputete në Poliçan, as në Berat as sot në Divjakë e Lushnje. Kush bën punë përditë në kontakt me popullin, iu hap telefonin, iu shërben njerëzve se kam patur, kudo ku lëvizin këto personazhe që janë udhëheqës të rëndësishëm të opozitës sot apo partive politike që do konkurrojnë nesër në zgjedhje, shikoj në enturazhin se janë pisa, horra, se janë njerëz që lëvizin me thasë me para, ne zgjedhjet e 2017. Janë rishfaqur sërish në Lushnje, rreth këtyre udhëheqësve politikë, banditë rrugësh, janë kontaktuar nga këta njerëz dhe kontaktohen publikisht në ambiente publike se ky lloj kontakti e takimi iu vlen, që të tjerë shikojnë kush është shoku në atë lagje ku duhet votuar. Kjo më shqetëson mua. Kjo më bën të kërkojë që policia të bëjë detyrën kundrejt kontingjentit kriminal që blen vota dhe intimidon dhe ndikon tek votuesi përmes pushtetit që kanë një territor të caktuar", tha Braçe në "Report TV.

Të fundit