Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
“Janë në vështirësi të mëdha”, Basha me bizneset në Golem: Nuk e ka fajin covid apo tërmeti, qeveria ka 8 vjet që ka braktisur detyrën
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot në Golem në sajë të turit të takimeve me operatorët turistikë, pas situatës së pandemisë.
Gjatë takimit me përfaqësues të biznesit, ata iu ankuan Bashës se nuk kanë punë dhe se janë në rrezik falimenti.
Sipas Bashës, situata e krijuar nuk ka ardhur vetëm nga COVID-i apo tërmeti. Sipas tij, qeveria është fshehur dhe ka braktisur detyrën, sipërmarrjen, turizmin.
Operatorët turistikë në Golem sipas PD:
Operatorët turistikë në Golem janë në vështirësi të mëdha financiare. Megjithëse sezoni turistik është zyrtarisht i hapur, ata i treguan kreut të opozitës, Lulzim Basha, mjediset bosh të hoteleve dhe plazheve pa pushues. “Na falimentoi komplet. S’kemi as para për të paguar punonjësit për rroga. Shpresojmë dhe presim që të hapet dhe rruga e turistëve. Është futur frikë e madhe për pademinë”- tha Kujtim Roçi, pronari i një hoteli në Golem.
Të njëjtën gjë i kanë shprehur zotit Basha edhe pronarë apo administratorë të tjerë hotelesh në Golem, ku vetëm në fundjavë ka një rritje të numrit të pushuesve, pavarësisht se edhe ai konsiderohet pak për sezonin. Për shkak të mungesës së turistëve, hotelet dhe restorantet po punojnë me staf të reduktuar. “Sot kam vetëm 10 veta në punë. Po të ishte si vitin e kaluar, do të kisha të paktën 20-30 veta. Gjatë sezonit do të shkonte 50 veta.”- i tha zotit Basha pronari i hotelit që ai vizitoi.
Mesazhi i Bashës:
Është një situatë dramatike dhe, ç’është më e keqja, pa asnjë farë perspektive dhe sigurie për nesër. Këtu nga Golemi qeveria edhe misionarë të qeverisë kanë organizuar dhjetëra tavolina, gjoja mbështetje ndaj industrisë së turizmit, por fakti është që industria e turizmit, ashtu si pjesa tjetër e ekonomisë, është në braktisje totale.
Dhoma Amerikane e Tregtisë AmCham, publikoi rezultatet e përvitshme të anketës të vitit 2019, e cila siç e tha presidenti i kësaj dhome, siç e theksoi edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është më i keqi nga 8 vite, ekonomia është në krizën më të thellë në 8 vite. Pra, kjo nuk është një situatë që na erdhi thjesht nga COVID-i apo, në rastin e Golemit, nga tërmeti. Është një situatë në vazhdimësi që ka shkuar keq e më keq, por tani me të vërtetë ka prekur fundin. Pikërisht në këtë moment, kur duhet dora e shtetit, në këtë moment duhet dora e qeverisë, qeveria është fshehur, qeveria është në arrati. Qeveria e ka braktisur detyrën e vet, ka braktisur misionin e vet, ka braktisur sipërmarrjen, ka braktisur turizmin.
Është i vetmi vend me vijë bregdetare, madje do të thoja edhe pa vijë bregdetare në Ballkan, i cili nuk ofron absolutisht asnjë paketë mbështetje reale dhe serioze për turizmin. Edhe dy paketat që ka ofruar janë minimale dhe tashmë efektin e tyre e kanë konsumuar, sepse siç tha Kujtimi, siç thanë dhe pronarë të tjerë, më shumë se 50% deri në 90% e fuqisë punëtore, e cila duhet të ishte në punë duhet të ishte duke gjeneruar të ardhura, këta janë të detyruar ta lënë në shtëpi. Këta që kanë këtu, ndoshta Kujtimit i vjen zor ta thotë, i paguajnë nga lekët e xhepit ose, më mirë të themi, marrin borxh ata që nuk marrin dot kredi.
Operatori Turistik: Është e vërtetë, është e vërtetë, është e vërtetë ajo.
Lulzim Basha: Me çfarë i paguan?
Operatori Turistik: Me borxh, me borxh vallaj i kam marrë. Borxh vetëm t’i paguaj ata.
Lulzim Basha: Më the që ke aplikuar për kredi. Për sa aplikove
Operatori Turistik: Për 50 mijë Euro, të shohim tani, thonë që do ta bëjnë, akoma jo.
Lulzim Basha: E ashtuquajtura paketë me zero interes, pra ku qeveria do të paguante interesin, shumica e bizneseve me të cilët kam komunikuar gjatë këtyre ditëve më thonë që jo vetëm s’ka - s’ka domethënë nuk ecën - dhe e dyta është në ato raste që është aprovuar është aprovuar me 5% interes. Pra, janë të gjitha llafe në erë, janë të gjitha propagandë dhe ky është një problem i jashtëzakonshëm.
Tani situata është kjo që është, problem është si do të ecet përpara. Ne si Parti Demokratike e kemi shumë të qartë se me këtë klimë biznesi nuk ka sipërmarrje t’i rezistojë. Amerikanë, zvicerianë, gjermanë, anglezë, çfarëdo qofshin, biznesmenët më të zotë të botës, 10 gjenerata biznesmenësh po të jenë, nuk i rezistojnë dot kësaj situate, jo më sipërmarrja jonë që 30 vjet ka që operon edhe afro 20 vjet ka që operon në kushte disi të pranueshme.
Ku është mbështetja? Ku është mbështetja e domosdoshme për ekonominë? Këta njerëz, këta sipërmarrës kanë 25 vjet, 30 vjet që paguajnë taksat. Miliona euro kanë mbushur buxhetin e shtetit vit pas viti.
Të gjithë shtetet, të gjithë qeveritë në këtë kohë kanë hapur arkën e shtetit dhe paratë e taksave të tyre i kanë kthyer si subvencione për pagat, i kanë kthyer si mbështetje për industrinë, sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme asnjë qeveri sot në botë sesa të mundësojë që ekonomia, ingranazhet e ekonomisë të vazhdojnë të punojnë.
Ndërkohë, në Shqipëri ndodh e kundërta. Jo vetëm që s’ka asnjë mbështetje për ta, por gjithë paratë e taksave të tyre, e taksave të tuaja dhe taksave të biznesit, shkojnë për 4-5 oligarkë, shkojnë për 4-5 njerëz që, me një grusht, me një firmë, marrin miliona në këtë kohë pandemie.
Jo vetëm kaq, por duke parandierë largimin, kanë nisur të firmosin kuturu lloj-lloj lejesh zhvillimore, duke shkatërruar bregdetin, duke u dhënë klientëve të vet leje mbi leje dhe leja të reja.
Përfitoj nga rasti këtu në Golem t’u bëj të ditur qytetarëve shqiptarë se asnjë prej vendimeve të marra 12 muaj para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, kurdo që të jenë ato, nuk do të njihet nga qeveria ime pa iu nënshtruar një procesi transparent për të parë ligjshmërinë e vendimeve të marra.
Ndaj i bëj thirrje çdo biznesmeni apo më keq sekseri dhe pseudo biznesmenëve, të mos gënjejnë njerëzit kot, të mos ushqejnë ëndrrat që ushqehen sa herë vjen tranzicioni, sa herë që vjen rotacioni i pushtetit të një qeverie në ikje “t’kapim çfarë t’kapim”, sepse çdo vendim i marrë 12 muaj para zgjedhjeve palamentare, qoftë vendim qeverie qoftë, vendim i Këshillit të Rregullimit të Territorit, si ato që kaluan në 2 javëshin e parë të qershorit, qoftë vendimet e parlamentit apo të pseudoparlamentit, do t’i nënshtrohen një rishikimi të plotë transparent, për të parë ligjshmërinë dhe për të parë përputhjen me interesin publik.
Është emergjencë që paratë e shqiptarëve të shkojnë vetëm tek shqiptarët. Industria e turizmit sot përbën 26% të ekonomisë shqiptare. 26% do të thotë qindra-mijëra shqiptarë, që nuk do të kenë dot bukën e gojës për fëmijët e tyre, nuk do të kenë dot pagat minimale për fëmijët e tyre, sepse, në vend që të mbështetet kjo industri me masa me lehtësime, vazhdojnë t’i rëndojnë e të mos u japin asnjë subvencion.
Problemi tjetër është që ndërkohë që nuk kujtohen t’u japin mbështetje, faturat, taksat, tatimet kërcasin si normalisht, njësoj sikur të jeni në aktivitet të plotë.
Mesazhi që kam nga Golemi, miqtë e mi, është që ky është një vend i bekuar nga natyra, është një vend i bekuar nga njerëzit punëtorë, por është një vend i mallkuar nga ata që kemi në krye. Ndaj, një orë e më parë duhet ndryshim. Një ndryshim real dhe i prekshëm jo thjesht një rotacion karrigesh, por një qeveri që mendon për ju, një qeveri që mendon për ekonominë, një qeveri që mendon për vendet e punës dhe jo një qeveri që mendon vetëm për veten e vet dhe për një grusht oligarkësh.
Ky është zotimi ynë kryesor, ky është zotimi ynë i parë. Ta kthejmë qeverisjen tek njerëzit, ta kthejmë vëmendjen tek njerëzit, ta kthejmë vëmendjen tek ekonomia dhe paratë e taksapaguesve shqiptarë, paratë e sipërmarrjes shqiptare, që mbushin arkën e shtetit, sot me shumë se kurrë, duhet të shkojnë tek sipërmarrja, duhet të shkojnë tek xhepat e boshatisur të konsumatorëve shqiptarë.
Të fundit
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56