Flash News

KRYESORE

A janë politike arrestimet e deri tanishme të ‘peshqve të mëdhenj’? ‘Kusarët’ rezultojnë vetëm opozitarë

A janë politike arrestimet e deri tanishme të ‘peshqve të

Hetimet e bëra kohën e fundit kanë çuar në pranga disa funksionarë dhe ish-funksionarë të lartë. Të gjithë të ndaluarit dhe të hetuarit e deri tanishëm, kanë një të përbashkët, janë përfaqësues të partive opozitare dhe asnjë nga mazhoranca.

Arrestimet e ‘peshqve të mëdhenj’ (nëse mund ti quajmë të tillë), nisën në fillim të muajit shkurt ku u arrestuan dy ish-drejtuesit e Autoritetit Rrugor, Andi Toma dhe Dashamir Xhika. I pari ishte në krye të drejtorisë së Rrugëve në kohën e qeverisë së Partisë Demokratike ndërsa Xhika drejtoi të njëjtin institucion mandatin e parë të qeverisë ‘Rama’. Të dy ish-drejtorët vijojë të qëndrojnë në burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Në 20 shkurt, një aksion i policisë dhe prokurorisë së Kavajës çoi në pranga disa zyrtarë të bashkisë së Rrogozhinës që akuzohen për tjetërsim prone. Mes të hetuarve është edhe kryebashkiaku i Rrogozhinës, Nuredin Beqiri, përfaqësues i PDIU-së, për të cilin gjykata ka vendosur bllokimin e pasaportës dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit.

Aksioni i tretë ishte ai që u zhvillua sot në Lezhës, po me akuzën e tjetërsimit të pronës, ku u arrestuan disa zyrtarë të bashkisë përfshi edhe kryebashkiakun Frran Frokaj, përfaqësues i PD-së. Për të gjithë zyrtarët e ndaluar gjykata dha masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Të fundit