Flash News

KRYESORE

“Janë rritur temperaturat”, Rama u qan hallin familjeve në çadra pas tërmetit: Nuk ka ditë që nuk i mendoj

“Janë rritur temperaturat”, Rama u qan hallin familjeve në

Kryeministri Edi Rama deklaroi se shumë zona që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit do të transformohen në qendra mundësish me projektin e rindërtimit.

Konkretisht, Rama u ndal në Laç dhe Thumanë, zona ku sipas tij, jo vetëm do sistemohen në banesat e tyre familjet e prekura, por do të krijohen edhe mundësi për turizmin dhe ekonominë.

“Kriza është edhe mundësi. Transformimi i krizave është rrugë e vetme, mund të jenë fillesat e vatrave të një zinxhiri të këqijash nëse nuk adresohen si duhet.

Kemi të dhënat se krizën e tërmetin po e kthejmë në mundësi të madhe transformimi për ato familje që u prekën, si dhe zonat brenda të cilave dëmet ndodhën, në Tiranë, Durrës, Kurbin, Vorë, Krujën...

Mbi 1 mln vizitorë cdo vit gjatë peligrinazhi nuk ndalen kurrë në Laç në kishën e Shna Ndoit. Por pas ritualit largohen se nuk ka asnjë mundësi për tu ndalur në Lac. Me ndërhyrjen e re do sistemohen banorët që humbën shtëpitë, por do krijohen kushte edhe për të mbajtur vizitorët, e kjo do sjellë më shumë ekonomi.

Thumana, epiqendra e tragjedisë me ndërhyrjen e re me liqenin pranë, mund të kthehet në një pikë të rrugës së atraksioneve që lidhin vizitorët me Krujën dhe Lacin”, u shpreh Rama i cili thotë se “do bëjmë transformim historik, duke nisur fillimisht me sistemimin e atyre që humbën shtëpitë.

Nuk ka ditë që nuk mendoj që ndërkohë në shtëpitë tona, nuk jam përdorues i kondicionerit, është rritur temperatura, por ka familje që vazhdojnë e rrinë në çadra. Mirëkuptoj stresin e padurimin, acarimin e shumëkujt.

Në garë shumë kompani të përfshira, covid-19, frenoi aktivitetin.

Ne nuk jemi gjermani, as Franca, kemi aftësi financiare të kufizuara, por nga ana tjetër kemi bërë atë që askush nuk ka provuar në të shkuarën se mund ta bëjë. Në vende më të zhvilluara ka ende njerëz të dëmtuar që nuk kanë marrë ende asnjë cent. Proceset janë të tejzgjatur”, shtoi kryeministri.

Të fundit