Flash News

KRYESORE

“Janë shtresa më e pambrojtur”, Vokshi: Rama gënjen, pensionistët nuk po ndihmohen

“Janë shtresa më e pambrojtur”, Vokshi: Rama gënjen,

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi publikoi një video, ku sipas saj Kryeministri Edi Rama gënjen lidhur me ndihmën ndaj pensionistëve. Sipas Vokshit, pensionistët janë shtresa më e pambrojtur në këto ditë të vështira.

“Pensionistët janë shtresa më e ndjeshme dhe e pambrojtur në këto ditë të vështira të epidemisë së corona virusit.

Edi Rama gënjen kur thotë që ata marrin të gjithë ndihmë nga shteti. Të moshuarit janë sot të braktisurit e mëdhenj që kanë nevojë për ndihmë urgjente dhe jo për propagandë dy lekëshe. Ja e verteta”, shkruan Albana Vokshi që publikon dhe një video.

https://www.facebook.com/559294428/videos/10158316791844429/?id=559294428

Të fundit