Flash News

KRYESORE

A janë të frikësuar Rama dhe Dako nga Anton Martini? Prokurori ‘i burgimeve të përjetshme’ që ka patur në dorë dosjet e bujshme të dekadës së fundit

A janë të frikësuar Rama dhe Dako nga Anton Martini? Prokurori

Anton Martini, i emëruar më 10 nëntor Prokuror i Shkodrës, po hetonte së fundmi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, për përfshirjen e mundshme të tij në blerjen e votave. Ky hetim, sipas kryeopozitarit Lulzim Basha, është arsyeja përse Martini nga Krimet e Rënda kaloi në Shkodër, me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Po kush është Anton Martini, emri i të cilit pritet të dominojë në ditët në vijim diskutimet politike dhe mediatike.

Martini ka patur në dorë disa nga dosjet më të bujshme të dekadës së fundit, raporton Politiko.al. Në 2008-ën ai ka qenë prokuror në çështjen e ish-drejtorit të Policisë së Beratit, Ilirjan Dida, i cili akuzohej për dy vrasje. Prokuroria kërkoi 22 vite burg për ish-drejtorin.

Në qershor të 2010-ës, Anton Martini mori përsipër zhdukjen e vogëlushes Bleona Mata. Ende dhe sot, kjo çështje ka mbetur e pazbardhur.

Anton Martini ka qenë prokuror edhe në çështjet e bujshme të bandës së Cërrikut dhe bandës së Durrësit. Më 10 tetor 2011, Martini kërkoi burgim të përjetshëm për Lul Berishën, kreun e bandës së Durrësit, dhe tre të akuzuar të tjerë, si dhe 234 vite burg për pjesëtarët e bandës.

Më 22 nëntor të 2011-ës, Anton Martini kërkoi tre burgime të përjetshme dhe 122 vite burg për anëtarët e bandës së Cërrikut.

Në mars të 2015-ës, Martini ishte një prej tre prokurorëve të çështjes së Arben Frrokut. Ai së bashku me kolegët e tij kërkoi burgim të përjetshëm për Frrokun, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Anton Martini mori përsipër edhe dosjen e Lazaratit dhe në dhjetor të 2015-ës kërkoi 110 vite burg për Gate Mahmuatajn dhe bandën e tij.

Në korrik të 2016-ës, u raportua se trafikanti i drogës Jurgen Molla kishte paguar 150 mijë euro për të transferuar Anton Martinin nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Shkodrës.

Basha zbulon hetimin ndaj Vangjsh Dakos: Prokurorin e larguan nga Krimet e Rënda, kjo çështje arsye për dorëheqjen e Visho Ajazit

Akuza e Bashës, Anton Martini u transferua në Shkodër më 10 nëntor, Llalla ‘e fshehu’ me rikthimin e Ramadan Trocit

Të fundit