Flash News

KRYESORE

"Janë ulur pranë nesh kolegë pa integritet", Spaho-Hysit: Të të vijë turp Vasilikë! Atë të Lezhës e bëre kryetar partie

"Janë ulur pranë nesh kolegë pa integritet",

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Spaho, ka reaguar ndaj deputetes së Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, lidhur me deklaratën e kësaj të fundit në veprimtarinë në mbrojtje të komunitetit LGBT.

Në veprimtari Hysi u shpreh se: “Në këtë Kuvend krah për krah me ne kanë qenë të ulur kolegë pa integritet, të përfshirë ose të dyshuar për lidhje me botën e krimit ose të korruptuar. Mes nesh ka pasur deputetë, kolegë dhe kolege që nuk e meritonin të ishin në Kuvend dhe janë pranuar dhe nuk na ka ardhur turp që i kemi pasur një pjesë.” – ka deklaruar Hysi.

Ndërsa Spaho  i drejtohet Hysit duke i thënë, “ E para që duhet të ketë turp që u ul në një sallë me kriminelet je ti Vasilikë sepse i kishe dhe i ke në Parti. Atë të Lezhes e hoqe nga Kuvendi e bëre Kryetar Partie”.

Reagimi i Spahos:

Ke te drejte Vasilike!!!! E para qe duhet te kete turp qe u ul ne nje salle me kriminelet je ti Vasilike sepse i kishe dhe i ke ne Parti. Ate te Lezhes e hoqe nga Kuvendi e bere Kryetar Partie. Pas teje duhet ti vije turp tere arradhes se deputeteve te PS te cilet pranuan te behen kolege me kriminele, apo ti vene ne krye te bashkive te vendit madje edhe ti mbrojne kur Ambasadori Amerikan ju bente thirrje ti largonit, turp tju vije ju te gjitheve qe mbroni nje narkotrafikant si Sajmir Tahiri.

Por me shume nga te gjithe turp ti vije Edi Rames i cili hartoi dhe zbatoi strategjine e ardhjes ne pushtet me ndihmen e krimineleve. Turp ti vije atij qe me kriminele dhe narkos kanabizoi gjithe Shqiperine, turp ti vije atij qe me parate e narkove ble zgjedhjet, turp ti vije atij qe me levat e pushtetit mbron dhe nuk arreston Balilin, Habilin, turp ti vije atij qe kriminelet i futi ne polici dhe pasi u moren me droge e u dolen te palarat i coi jashte ne ekzil.

Mua nuk me vjen turp Vasilike, mua nuk me vjen turp perkundrazi jam krenar sepse ngrita zerin kunder krimineleve ne qeveri, polici, bashki dhe kunder padrinos se tyre Edi Rames. Une me koleget e mi bojkotuam Kuvendin 6 muaj deri sa edhe me ndihmen e nderkombetareve e detyruam padrinon te miratoje ligjin e dekriminalizimit.

Te te vije turp Vasilike!

Të fundit