Flash News

KRYESORE

Janullatos i Kishës Shqiptare vendos kundër autoqefalisë së Kishës Ortodokse Ukrainase?

Janullatos i Kishës Shqiptare vendos kundër autoqefalisë së

Mediat në Ukrainë raportojnë se Anastas Janullatos, kryepeshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare, nuk do të njoh autoqefalinë e Kishës Ortodokse Ukrainase, pavarësisht vendimit të Patriarkanës Ekumenike të Konstandinopojës.

Kisha ukrainase është njohur zyrtarisht e pavarur nga Patriarkana e Moskës më 5 janar të 2019-ës, me vendim të Patriarkanës së Konstandinopojës, por ky vendim po kundërshtohet ashpër nga rusët.

Ndonëse mediat në Ukrainë flasin për një deklaratë zyrtare të Janullatosit për këtë çështje, në Shqipëri ajo nuk është bërë ende publike.

Moska ka bërë lobim të madh në Tiranë që Kisha shqiptare të mos rreshtohet në krah të Patriarkanës Ekumenike të Konstandinopojës.

Në prill të 2018-ës, Patriarku i Kishës Ortodokse ruse, Kirili, zhvilloi vizitën e parë në Shqipëri, ndërsa më 31 tetor të të njëjtit vit, është njoftuar takimi i fundit i ambasadorit rus në Tiranë, Aleksandar Karpushin me kryepeshkopin Janullatos.

Vendimi për të njohur shkëputjen e Kishës ukrainase nga Rusia ka përçarë kishat ortodokse në të gjithë botën. Kisha ortodokse e Rumanisë dhe ajo e Jeruzalemit janë më të gatshme për të njohur autoqefalinë e ukrainasve, e cila kundërshtohet ashpër nga Kishat ortodokse të Rusisë dhe Serbisë.

Ndërkohë, vendimi i Kishës Ortodokse Greke do të bëhet publik në datat 19-20 mars, ndërsa me interes pritet edhe vendimi nga Kishat Ortodokse të Aleksandrisë, Bullgarisë dhe Qipros.

Të fundit