Flash News

KRYESORE

Jashtë funksionit edhe godina e Gjykatës së Apelit në Durrës, ku do të zhvendoset pas dëmtimit nga tërmeti

Jashtë funksionit edhe godina e Gjykatës së Apelit në

Tërmeti nuk ka kursyer as godinat e institucioneve shtetërore.

Mes tyre edhe godina e Gjykatës së Apelit në Durrës. Sipas njoftimit të KLGJ, aktualisht e gjithë veprimtaria është zhvendosur pranë godinës së gjykatës së Kavajës.

“Për rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore të gjykatës së apelit Durrës dhe transferimin e përkohshëm të selisë së saj pranë godinës ku ushtron veprimtarinë gjykata e rrethit gjyqësor Kavajë”, sqaron KLGJ.

Po ashtu, pas tërmetit të 26 nëntorit është dëmtuar edhe godina e Kryesisë së Kuvendit, kryeministrisë, e drejtorisë së doganave etj.

Të fundit