Flash News

KRYESORE

Java nis me lëkundje, dy tërmete brenda pak minutash në jug

Java nis me lëkundje, dy tërmete brenda pak minutash në jug

Dy tërmete janë regjistruar mëngjesin e sotëm në jug të Shqipërisë. Mësohet se tërmetet kanë qenë me magnitudë 3.2 dhe 2.7 ballë.

Lëkundja e parë, prej 3.2 ballë, u regjistrua rreth orës 07:18 në një thellësi prej 8 kilometër, ndërsa disa minuta më vonë rreth orës 07:32 u ndjenë të tjera lëkundje.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Të fundit