Flash News

KRYESORE

Javën e ardhshme rikthehet pagesa te ‘Rruga e Kombit’. Tarifa vendoset para vizitës së Ramës

Javën e ardhshme rikthehet pagesa te ‘Rruga e Kombit’. Tarifa

Duke nisur nga java e ardhshme, lëvizja e automjeteve në ‘Rrugën e Kombit’ do të bëhet me pagesë. Tashmë kanë përfunduar sportelet e firmës private ku do të bëhet pagesa të cilat u dogjën gjatë protestës së zhvilluar nga banorët e Kukësit.

Nga ana e saj, qeveria nuk ka bërë ende publike tarifat e reja që do të paguajnë drejtuesit e automjeteve si dhe lehtësirat që përfitojnë banorët e qarkut të Kukësit.

Pas protestës që zhvilluan banorët e Kukësit, qeveria nisi negociatat me banorët. Në media u shpërndanë disa takime të zhvilluara me banorë të Kukësit, Tropojës dhe Hasit. Ministri i Financave, ka qenë i pranishëm (duke ju referuar publikimeve në media) një herë në Kukës ndërkohë që ai që ka udhëhequr negociatat me banorët ka qenë zëvendësministri i Transporteve, Artan Shkreli, së bashku me disa nga drejtorët e Ministrisë së Transporteve.

Vendosja e tarifës po bëhet para vizitës së kryeministrit Edi Rama në Kukës. Rama nuk e ka mbledhur ende qeverinë në qarkun e Kukësit (po kështu edhe në Durrës)dhe me shumë mundësi Këshilli i Ministrave do të jetë në Kukës këtë muaj ose muajin e ardhshëm. Nga ana e tyre, banorët kanë paralajmëruar sërish protesta duke bërë të ditur se ata janë kundër vendosjes së çdo tarife që i prek ata.

Të fundit