Flash News

KRYESORE

Javën tjetër nuk ka seanca kuvendi; çfarë vendosi sot Konferenca e Kryetarëve

Javën tjetër nuk ka seanca kuvendi; çfarë vendosi sot

Sot, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila mbahet online që prej fillimit të situatës me pandeminë.

Javën tjetër nuk do të ketë seancë plenare. Ky është vendimi që u mor nga Konferenca e Kryetarëve.

Në fillim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nënvizoi se “Edhe pse në rrethana të jashtëzakonshme, veprimtaria parlamentare e komisioneve të përhershme dhe seancat plenare kanë qenë mjaft intensive e produktive, duke u dhënë përparësi shqyrtimit të akteve ligjore që lidhen me përballimin e pandemisë COVID-19.”

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi bëri me dije vendimin për kalendarin e punimeve në Kuvend për periudhën 1-22 maj 2020.

Ndër të tjera u vendos që seancat plenare të zhvillohen duke zbatuar rregullat dhe standartet për mbrojtjen nga COVID-19.

Në përfundim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, tërhoqi vëmendjen se “Kuvendi, me axhendën e vet legjislative, duhet t’i paraprijë strategjisë së daljes nga situata e pandemisë. Ndryshe nga parlamentet e vendeve të tjera, të cilat kanë reduktuar numrin e seancave plenare, numrin e deputetëve dhe kohën e diskutimeve, ne këtë të fundit nuk e kemi kufizuar, për t’u dhënë mundësi të gjithë deputetëve të shprehen. Me ligjet, aktet normative, marrëveshjet dhe vendimet që programojmë të miratojmë ne duhet t’u hapim rrugë, të mbështesim dhe nxisim veprimtarinë e institucioneve të tjera dhe sektorit publik e privat për rigjallërimin e sipërmarrjes, veprimtarive ekonomike dhe jetësore. Për këtë kërkohet rritje e dinamizmit të veprimtarisë së komisioneve parlamentare, të të gjithë deputetëve dhe administratës së Kuvendit në shërbim të tyre”, nënivzoi kreu i Kuvendit.

Të fundit