Flash News

KRYESORE

“Javës tjetër do ketë publikime të frikshme”, çfarë po paralajmëron Dritan Zagani

Dritan Zagani, ish-oficeri i Antidrogës, aktualisht në azil politik në Zvicër ka paralajëmruar se pas disa ditësh pritet të dalin në media disa publikime që do të krijojnë trazira në jetën politike në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Zagani shkruan se javës që vjen do të publikohen fakte që siç i cilëson ai do të jenë të “frikshme”.

Ai nuk ka dhënë detaje se për çfarë publikimesh bëhet fjalë, por thekson mbi faktin se tradhtari ndëshkohet më shumë se armiku.

“Tradhtari ndëshkohet më keq se armiku. Drejtësia është obligim i çdo shoqërie a aq më tepër për opozitën, por kur nuk i çon betejat deri në fund nuk fiton as betejë e as luftë. Javën tjetër do të ketë publikime të frikshme por mos bëni përsëri si të mallëngjyer për drejtësi...!”, shkruan Zagani.

Të fundit