Flash News

KRYESORE

“Je afruar me LSI”, Mziu i tregon gazetarit Endri Xhafo ‘teserën e PD’

“Je afruar me LSI”, Mziu i tregon gazetarit Endri Xhafo

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka mohuar se ka pasur një afrimitet mes tij dhe LSI-së. Në emisionin “I ftuari” në A2 CNN, Mziu sqaroi gazetarin Xhafo se lidhja e tij me PD ka nisur që në vitet 1990 dhe se nuk e ndryshon këtë forcë politike me asnjë tjetër.

“Është si ajo pjesa e mediave pranë qeverisë. Po ju them që lidhjet e mija me PD janë që në nëntor 1990. Marrëdhëniet e mija me Lulzim Bashën janë më shumë se politike. Ishte një mënyrë e partisë- shtet sot për të shantazhuar disa nga eksponetët e PD, midis tyre isha dhe unë dhe filluan thashethemet që unë doja të dilja te LSI. Jo vetëm që nuk kam dashur, por në asnjë lloj rrethane unë nuk i ndryshoj bindjet për t’u larguar nga PD. Nuk e ndryshoj partinë për asnjë lloj interesi personal”, sqaroi Xhelal Mziu.

Sa i takon ambicieve në PD, Mziu u shpreh se është i fokusuar te bashkia, duke mohuar se synon të behet ministër i qeverisë ‘Basha’, në të ardhmen.

“Nuk besoj se është një moment për të diskutuar gjëra të tillë. Nuk jam shprehur se Kamza e meriton një ministër. Kam thënë që Kamza duhet të ketë përfaqësimin e saj në të gjitha strukturat dhe në pushtetin qendror. Struktura e një bërthame profesionale që sot ka Kamza, jam i sigurt që do të ishte një risi për çdo pozicion në administratën publike qendrore. Për mua është i rëndësishëm dhe njëherë qyteti i Kamzës. Të jeni të sigurt që do të konkurroj denjësisht, jam i konfirmuar për mandatin e radhës. Do të konkurroj denjësisht për të thelluar më tej rezultatin në zgjedhjet e datës 13 tetor” u shpreh kryebashkiaku Mziu.

Të fundit