Flash News

KRYESORE

“Je BIBËL, je KURAN”, Stresi ka disa fjalë për të atin në këtë ditë

Këngëtari Arkimed Lushaj këtë herë larg problemeve, i ka bërë një dedikim të atit në ditën e lindjes së tij.

Teksa ka publikuar një foto me të, Stresi i shpreh mirënjohjen e thellë për të, për mbështetjen e këshillat që i ka dhënë gjithmonë.

“Happy Birthday 🎈🎊🎁🎂 I shtrenjt baba, me mirenjohje te thelle me dalin keto fjale nga shpirti.

Je si nje idhull per mua, je heroi im, je shembulli me i mire ne rrugen qe une ndjek. Je shoku me i denje qe kam, je mirkuptuesi me i mire per mua. Ne cdo cast te veshtire qe kam kaluar gjithmone ke qene si nje busull drejtuese per mua. Je kritiku qe me ka frenuar qe pa hedhur hapin e gabuar, je keshilluesi me i sakte e qe me bere te mos gaboj kurre ne jete.

Je BIBEL, je KURAN, cdo fjale e jotja tingellon si fjalet e te madhit ZOT.

Te dua shume shume sepse kam gjakun tend, sepse jam djali jot qe nuk te zhgenjeu kurre.

Gjithmone do ndjehem krenar per ty. Ke qene babai ideal per mua. I tille do mbetesh deri ne fund ... edhe ne kujtimet e mia. U bofsh edhe 100 vjec bab #BB4LIFE”, shkruan këngëtari në Instagram.

Të fundit