Flash News

KRYESORE

“Je lojtar i vjetër dhe i lodhur”, gazetari- Ramës: Duro deri në dhjetor, uroj mos të të shoh si Nano që iku si fshatar

“Je lojtar i vjetër dhe i lodhur”, gazetari- Ramës: Duro

Gazetari dhe drejtuesi i gazetës “Koha Jonë”, Nikollë Lesi është përplasur disa herë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa ishin përballë njëri-tjetrit mbrëmë në emisionin “Repolitix” në Report tv.

Ndërsa debatonin për një fajësinë ose jo të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe rikthimin e tij të mundshëm në PS, Rama ka shkëmbyer disa batuta me Lesin.

Lesi: Ti je kryeministër, por edhe unë jam lojtar i vjetër në këtë punë.

Rama: I vjetër dhe i lodhur

Lesi: Duro, duro, do ta shohim nga dhjetori a nga pranvera sa i lodhur jam.

Rama: Në emër të kujt flet?

Lesi: Unë flas në emër të oponencës. Uroj kurrë të mos të të shoh si Fatos Nano që iku si fshatar në Maqedoni.

Rama: Ku të iki, te Koha Jonë?

Lesi: Kam edhe unë informacionet e mia se jam gazetar, si nga kryeministria si nga opozita. Dhe për atë fjalën ‘i lodhur’ ke bërë gabim që e the. E kam pasur bashkëpunëtor, ka qenë njëri shumë i mirë dhe i urtë, sillej shumë mirë.

Rama: S’je i lodhur nga unë, je i lodhur nga jeta, po leri se nuk të shkojnë këto.

Të fundit