Flash News

KRYESORE

Jean-Claude Juncker akuzohet për “grusht shteti” brenda BE-së; Federalistë dhe euroskeptikë bëhen bashkë kundër kreut të Komisionit

Jean-Claude Juncker akuzohet për “grusht shteti” brenda

Si asnjëherë më parë, të majtë dhe të djathtë, federalistë dhe euroskeptikë, janë bërë bashkë në Parlamentin Europian për të kundërshtuar vendimin e presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, për të emëruar në mënyrë jo transparente në postin e Sekretarit të Përgjithshëm, Martin Selmaier.

47 vjeçari nga Gjermani ka mbajtur më parë postin e kryetari të zyrës së Presidentit të Komisionit Europian, ndërsa në pozicionin strategjik të Sekretarit të Përgjithshëm ai u emërua pak javë më parë, duke shkaktuar irritim në Bruksel.

Eurodeputetët kanë akuzuar Juncker se ka emëruar Selmaier në kundërshtim me rregullat e BE-së dhe se gjermani nuk ka eksperiencën e duhur për të mbajtur postin në të cilin është caktuar.

“Është një ngjarje e keqe për Europën. Nuk është shaka, duhet ta zgjidhësh këtë çështje”, iu drejtua ish-kryeministri i Belgjikës Guy Verhofstadt Juncker-it, gjatë debatit në PE.

Eurodeputetë nga të dyja krahët kanë deklaruar se Martin Selmaier është një “evropian i mirë”, por emërimi i tij në postin e lartë nuk është i rregullt.

“Shkatërron të gjithë kredibilitetin e Bashkimit Europian. Komisioni duhet të zgjedhë se çfarë është më e rëndësishme, karriera e Selmaier apo kredibiliteti i BE-së”, është shprehur eurodeputetja holandeze Sophie in ‘t Veld.

“Ajo çfarë i mungon Selmayr është eksperienca në departamente të ndryshme. Ai nuk ka qenë asnjëherë në krye të ndonjë departamenti. E gjithë procedura nuk ka qenë transparente, na kujton burokracinë sekrete të shekullit të 19”, ka deklaruar eurodeputeti gjerman Ëerner Langen.

György Schöpflin, eurodeputet nga Hungaria tha: “Demonstron se kontrolli i pushtetit mungon në punën e Komisionit.”

“Një grusht i vërtetë shteti në BE: Pushtimi i habitshëm Martin Selmayr”, është titulli i medias britanike “Spectator”.

Të fundit