Flash News

KRYESORE

Jean-Claude Juncker: Pavarësinë e Katalonjës e njohim vetëm nëpërmjet rrugës legale

Jean-Claude Juncker: Pavarësinë e Katalonjës e njohim vetëm

Kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka deklaruar se do të njohë pavarësinë e Katalonjës nga Spanja, në rast se referendumi është legal dhe respekton Kushtetutën.

“Gjithnjë kemi thënë lidhur me këtë çështje se do të respektojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Spanjës dhe të Parlamentit, por është e qartë se nëse kalon vota ‘pro’ për pavarësinë e Katalonjës, për të cilën duhet të presim dhe të shohim, ne do e respektojmë vendimin”, ka deklaruar Juncker.

Zyrtari i lartë i Bashkimit Europian ka theksuar se Katalonja e pavarur duhet të aplikojë për t’u bërë pjesë e unionit dhe duhet të plotësojë të gjitha kriteret.

Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë referendumin për pavarësinë e Katalonjës, i kundërshtuar fuqishëm edhe nga Madridi, megjithatë, qeveria e rajonit autonom ka deklaruar se do të vijojë me planin për të pyetur qytetarët me anë të votës më 1 tetor të këtij viti.

Deri më tani, vetëm Britania e Madhe ka kundërshtuar hapur pavarësinë, ndërkohë sinjale kundërshtuese po jepen edhe nga Berlini.

Kurdistani, ‘shteti’ që rrezikon ekzistencën e Turqisë siguron njohjen e parë ndërkombëtare

Të fundit