Flash News

KRYESORE

"Jem bash pasardhësi i njatij burri lavdimadh që guxoi me lidhë Alfred Lelën, or ti", Agron Tufa ironizon policin që dhunoi gazetarin

"Jem bash pasardhësi i njatij burri lavdimadh që guxoi me

Ish-drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa ka ironizuar veprimin e policit që ushtroi dhunë ndaj gazetarit Alfred Lela, gjatë protestës së ditës së djeshme kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

"Ky polici që tërheq në protestë mikun tim, gazetarin e njohur Alfred Lela, ndjen se i ka buzëqeshë fati: ai ka hyrë në histori! Thurima e rrëfenjave e të tij për bijtë, nipërit e stërnipërit, do endet e trashet, duke ua kaluar edhe Veteranëve më delirantë të LANÇ-it. Dhe bij, nipa e stërnipa do krenohen: "Jem bash pasardhësi i njatij burri lavdimadh qi guxoi me lidhë Alfred Lelën, or ti!"

Dhe katallanët e përrallave do zbythen para legjendës mbi Alfred Lelën, qi "veç gjysh-stërgjyshi i tyne guxoi me iu qasë, pa parpalitë qerpikun". Por të gjitha këto dantella gojdhanash kanë me mbetë prore të panjohuna prej Fredit tonë:))", shkruan Tufa.

Të fundit