Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Jemi 2.8 milionë banorë, por 3.5 milionë votues? Afrim Krasniqi sqaron paradoksin: Një labirinth i komplikuar
Pak ditë më parë, Ministria e Brendshme njoftoi zyrtarisht se të drejtë vote për zgjedhjet vendore më 30 qershor 2019 e kanë 3.549.909 shtetas.
Por, natyrshëm lind pyetja se si ka mundësi që në kushtet kur INSTAT njoftoi në fillim të vitit se në Shqipëri jetojnë rreth 2.8 milionë banorë, ndërsa në votime, personat mbi 18 vjeç që kanë të drejtë vote shkojnë shumë më tepër.
Politologu, Afrim Krasniqi sqaron paradoksin duke sjell në vëmendje një studim të Institutit të Studimeve Politike, përmes së cilit thekson se ky ngërç vjen për shkak të disa arsyeve të lidhura me njëra tjetrën si emigrimit ilegal dhe legal, pamundësia e shtetit për të ushtruar funksionet e tij thelbësore, tranzicioni me problematika të shumëfishta ekonomike e sociale, fatet personale dhe shpesh edhe të panjohura të emigrantëve, martesat me shtetas të vendeve të tjera, ndryshimi i shtetësisë etj.
Analiza nga ISP:
Ministria e Brendshme ka njoftuar se për zgjedhjet vendore, 30.06.2019 rezulton se të drejtën e votës e kanë 3.549.909 shtetas. Ndër ta, 50.5 % e zgjedhësve janë djem dhe burra dhe 49.4 % gra dhe vajza. Nga lista janë hequr 1264 persona që vuajnë dënimin në burgje, sipas përcaktimeve të ligjit, në kuadër të “dekriminalizimit”, si dhe 1.309 emra të shtetasve mbi 100 vjeç. Ministria publikon të dhëna të tilla në prag të çdo procesi zgjedhor, dhe si përherë, njoftimi i numrit të përgjithshëm të shtetasve me të drejtë vote shkakton habi dhe debate. Kjo për arsye sepse INSTAT kishte njoftuar në fillim të këtij viti se numri i popullsisë është 2.870.324 banorë. Pyetja që komentohet gjerësisht është: nëse popullsia është 2.8 milionë banorë, atëherë si mund të kemi 3.5 milion zgjedhës? ISP është kontaktuar këto ditë edhe nga burime të ndryshme ndërkombëtare për të kuptuar më mirë mekanizmin sesi shteti shqiptar i llogarit shtetasit e vet, dhe brenda tyre, numrin e zgjedhësve potencialë dhe atyre realë. Në komunikim zyrtar, përgjigjia nga MPB dhe KQZ është e njëjtë: në listën e zgjedhësve përfshihen të gjithë shtetasit shqiptar në moshën mbi 18 vjeç, të cilët sipas Kushtetutës së RSH kanë të drejtën e zgjedhjes. Të tillë janë shtetasit që jetojnë brenda territorit të RSH (2.8 milionë) dhe ata që jetojnë përkohësisht ose për një periudhë më të gjatë kohë në vendet e tjera. Legjislacioni shqiptar nuk ka detyrime specifike ndaj shtetasve lidhur me të drejtën e votës, si p.sh, detyrimi për përditësimin e adresarit personal e familjar, detyrimi për të dëshmuar ekzistencën përmes një kontakti brenda ose jashtë vendit apo detyrimi për të dëshmuar qenien taksapagues. Kategoria e vetme e përjashtuar me ligj (dekriminalizimi) është ajo e të dënuarve për një sërë veprash penale, një vendim që gjithsesi krijon diskutim nëse kemi të bëjmë me standard cilësor demokracia apo diskriminim të të drejtave kushtetuese.
Në funksion të informimit publik Instituti i Studimeve Politike (ëëë.isp.com.al) ka formuluar tabelën me të dhënat mbi proceset periodike kryesore zgjedhore nga 1987 (zgjedhjet e fundit të sistemit njëpartiak) dhe deri më 2017 (zgjedhjet e fundit politike në Shqipëri). Sic rezulton edhe nga tabela, midis viteve 1987-1997 ka pasur shifra të përafërta të numrit të zgjedhësve dhe numrit të votuesve dhe se pas vitit 2001 ka nisur të krijohet një hendek gjithnjë e më i madh midis shtetasve në listë dhe shtetasve që realisht votojnë. Nëse zgjedhjet 1987 janë fiktive dhe detyrim politik e ligjor, zgjedhjet 1991 dhe 1992 janë produkt i lëvizjeve të mëdha shoqërore e politike, kurse zgjedhjet e vitit 1996 dhe 1997 janë produkte të deformimit të rezultateve zgjedhore, përfshirë pjesëmarrjes në zgjedhje. Midis 1997 dhe 2017 numri i zgjedhësve realë pjesëmarrës në proceset zgjedhore është thuajse me trend normal, – midis 1.3 dhe 1.7 milionë zgjedhës, ndërkohë që numri i shtetasve me të drejtë vote është rritur nga 1.9 milionë në 3.4 milionë. Rritja duket problematike nëse krahasohet me të dhënat e INSTAT, sipas të cilit në dekadën e fundit ka rënie të ndjeshme të lindshmërisë dhe për pasojë, edhe të kurbës së rritjes së popullsisë në Shqipëri.
Në raste të tilla shteti ka përgjegjësinë të ndërmarrë reformën fillestare në funksionet e tij, – të bëjë regjistrimin real të popullsisë dhe të unifikojë të dhënat për numrin real të shtetasve shqiptarë kudo ata ndodhen. Vetëm pasi kjo të ndodhë, mund të ketë të dhëna të besueshme mbi numrin e zgjedhësve, numrin e banorëve, numrin e votuesve dhe referuar debatit për votimin edhe të emigrantëve, – edhe numrin real të shqiptarëve me potencial votimi që jeton aktualisht në vende të ndryshme të botës. Valët e emigrimit ilegal dhe legal, pamundësia e shtetit për të ushtruar funksionet e tij thelbësore, tranzicioni me problematika të shumëfishta ekonomike e sociale, fatet personale dhe shpesh edhe të panjohura të emigrantëve, martesat me shtetas të vendeve të tjera, ndryshimi i shtetësisë (lënia e shtetësisë shqiptare apo përfitimi i më shumë se një shtetësie njëherësh), etj, kanë krijuar një labirinth të komplikuar. Me mungesën e këtyre të dhënave thelbësore për funksionin e një shteti serioz, pasojat shfaqen edhe në kalkulimet e sistemit të pensioneve, të shërbimeve publike, të arsimimit, të sigurimeve, etj. Kompleksiteti i kësaj problematike dhe paradoksi në leximin e tij shprehet qartësisht edhe në debatin aktual midis numrit real të zgjedhësve, numrit të popullsisë sipas INSTAT dhe numrit të shtetasve me të drejtë vote publikuar nga MPB. Instituti i Studimeve Politike gjen rastin të kujtojë se pikërisht këtu, në detyra të tilla kaq elementare për një shtet, siç është numërimi dhe regjistrimi real i banorëve dhe shtetasve të tij, do të duhet të kishte vëmendje maksimale nga vendimmarrësit, strategji efektive dhe zgjidhje sa më të shpejtë, të besueshme e të qëndrueshme.

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38