Flash News

KRYESORE

“Jemi mirë, hapini rrënojat me kujdes”, forcat e shpëtimit dëgjojnë të gjallë personat nën rrënoja

“Jemi mirë, hapini rrënojat me kujdes”, forcat e

Që në orët e para të mëngjesit, forcat e shpëtimit, forcat policore por edhe banorë të zonës janë angazhuar për të shpëtuar sa më shumë persona të zënë poshtë rrënojave të pallateve dhe godinave të shembura si pasojë e tërmetit të fortë.

Deri tani janë konfirmuar zyrtarisht 4 viktima në Kurbin, Durrës dhe Thumanë, ndërsa janë plagosur qindra të tjerë.

Puna vijon intensivisht për nxjerrjen e personave nga ndërtesat e shembura. Deri tani janë nxjerrë të gjallë disa persona, mes tyre edhe fëmijë. Aktualisht, sipas Ora News, banorët kanë dëgjuar zëra të personave që janë gjallë nën rrënoja në një ndërtesë në Thumanë dhe ky moment është pritur me ovacione nga të pranishmit.

 

Të fundit