Flash News

KRYESORE

'Jemi në luftë', PD sulmon Ramën: Bën joga, luan me Zahon dhe gjatë pushimit ha dy vakte të ndara me 8 orë

'Jemi në luftë', PD sulmon Ramën: Bën joga, luan

Përmes ish deputetit Endri Hasa, PD i përgjigjet deklaratave të kryeministrit Rama i cili vendosi dy fasha orare për daljen nga shtëpia të qytetarëve, duke u shprehur se kjo eshtë një luftë e vërtetë.

Përmes Facebook-ut, Hasa publikon një foto të kryeministrit në kushte shtëpie dhe i kërkon të qëndrojë në krye të detyrës dhe jo në shtëpi, pasi sipas ish deputetit Rama është njeriu i gabuar për të dhënë të tilla mesazhe.

Reagimi i plotë

Nga vila e tij 2 milion euro në Surrel, Edi Rama 🤡 me pizhame u tha shqiptarëve: “Nga shtëpia të dalim vetëm kur kemi punë”. Mesazh i duhur për qytetarët, por nga njëriu i gabuar, që duhet të ishte në krye të punëve dhe jo në shtëpi me pizhame duke bërë pushim.

Mesazhi ishte i qartë: Në luftë Kryeministri bën joga, luan me Zahon, dhe gjatë pushimit, hanë dy vakte të ndara me nga 8 orë.

Ndërkohë, janë qytetarët ato që në luftë, të braktisur nga Qeveria, janë në betejë me jetën, shëndetin dhe mbijetesën e tyre ekonomike!

#kryeministëriskaduar

Të fundit