Flash News

KRYESORE

"Jemi në pritje të përgjigjes së Ramës", Murrizi e thotë prerë: Të na merren parasysh kërkesat! Nuk votojmë arnimin e 'Zgjedhores'

"Jemi në pritje të përgjigjes së Ramës",

Ka përfunduar takimi i deputetëve të opozitës parlamentare me kreun e Kuventit, Gramoz Ruçi. Në një prononcim për mediat kreu i grupit parlamentar demokrat, Myslym Murrizi është shprehur prerë se opozita parlamentare nuk do ta votojë miratimin e arnuar të Kodit Zgjedhor, për këtë arsye në pritje të një përgjigje nga kryeministri Rama, ka hequr dorë nga mbledhjet e komisioneve parlamentare.

“Po e presim që Rama të na kthej përgjigje për kerkesën zyrtare që ne i kemi bërë. Ne nuk mund të rrinim ne mbledhjet e komisioneve parlamentare, në respekt të pritjes së përgjigjes së tij.

Jo arnimet e kodit zgjedhor nuk mund të votohen nga opozita parlamentare”, ka thënë Murrizi.

Referuar 6 votave të cilat nevojiten për kalomin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhore me shumicë të cilësuar, Murrizi është shprehur se: “Nuk është tagri im të merrem me sharlatan që kërkojnë votimin e reformës”, ndërsa afirmon mosvotimin e Reformës nga deputetët e grupit parlamentar që ai drejton.

“Nuk është tagri im të merrem me sharlatan që kërkojnë votimin e Reformës.

Grupi parlamentar që përfaqësoj nuk do ta votoj Reformën Zgjedhore nesë nuk merren parasysh; ndryshimi i sistemit zgjedhor (lista të hapura), depolitizimin dhe votimin e emigrantëve që opozita ka patur në konsideratë”, ka thënë Murrizi.

Të fundit